Komisioni i Pavarur i Mediave në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar plotësim/ndryshimin e rregullores së brendshme, e që përfshin zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të ri, para se t’i skadon mandati kryetarit aktual.
Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti, deklaroi se ndryshimi i rregullores kërkon diskutim publik, por që kjo u kundërshtua nga anëtarët, të cilët deklaruan se kjo është çështje e brendshme dhe se nuk ka arsye për diskutim, transmeton Telegrafi,
“Unë nuk jam dakord me asnjërën prej tyre. Ndryshimi i rregullores kërkon diskutim publik… duhet të respektohet ky nen i ligjit të KPM-së. Nuk pajtohem edhe me të dytën…. zgjedhja e Kryetarit duhet të bëhet në seancën vijuese dhe argumenti se mund te mbetemi pa kryetari nënkupton se anëtari më i vjetër është përfaqësues i KPM-së. Kjo deri në konstitutimin e një organi të ri anëtarëve të rinj dhe sikur ishte më herët kur të vijnë anëtarët e ri dhe siç thotë rregullorja me 2/3 zgjidhet nënkryetari dhe Kryetari i ri”, ka thënë Mehmeti.
Po ashtu, Mehmeti deklaroi se “ai asnjëherë nuk i ka ikur përgjegjësisë, jemi në mbledhjen e rregullt, dhe ky nuk është institucion që unë e marrë me veti”.
Megjithatë, pro ndryshimit të rregullores votuan tre anëtarë.
Pas ndryshimit të rregullores, anëtarët votuan për zgjedhjen e kryetarit të ri, ku me katër vota për u zgjedh Besnik Berisha.
“Më katër vota për Besnik Berisha zgjedhet kryetar. Ju falënderoj për praninë, dhe kërkoj që të vazhdoni punën si institucion shumë i rëndësishëm, ku vendimet që merren prekin mediat dhe qytetarët, dhe të jeni transparentë maksimal”, theksoi Mehmeti.
Anëtarët e Komisionit të Pavarur për Media po ashtu kanë demantuar raportimet në rrjete sociale se KPM ka planifikuar të shkarkojë kryetarin e KPM-së, duke thënë se janë të rreme dhe propagandë. Ndërsa, kanë thënë se ditëve në vijim do të marrin masa për këtë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
Votat me postë, qendrat e votimit, numri i vëzhguesve - Elezi nga KQZ flet për procesin zgjedhor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit