Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere nuk ka pasur kuorum për vendimmarrje për të rekomanduar në seancë të Kuvendit përzgjedhjen e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas shumicës së anëtarëve të komisionit, paneli përzgjedhës i BQK-së nuk ka përmbushur kërkesat e ligjit të BQK-së për konkursin për guvernator, andaj është theksuar nevoja që i tërë procesi të rikthehet në pikën zero. Megjithatë, as për këtë propozim, disa anëtarë të komisionit nuk kanë votuar dhe rrjedhimisht nuk ka pasur vendimmarrje.
Kryetari i komisionit, Armend Muja ka thënë se ky proces nuk i plotëson kushtet formale-juridike që katër kandidatët e përzgjedhur nga paneli i BQK-së t’i dërgohen Kuvendit që njëri prej tyre të zgjidhet guvernator.
“Përshtypja ime fillestare është se ky proces nuk ka shkuar në tërësi në përputhje me nenin 38, 40, 51 dhe 69. Si i tillë nuk i plotëson kushtet formale-juridike”, është shprehur ai.
Kritika ndaj tërë procesit ka adresuar edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.
“Nuk është plotësuar ende neni 38 i Ligjit të BQK-së për të proceduar këtë listë në Kuvend. Unë jam i shqetësuar në mënyrën si po menaxhohen institucionet më vitale të ekonomisë në Kosovë…Sot ose nesër i mbaron mandati guvernatorit aktual të BQK-së, nuk ka as zëvendësguvernator të emëruar me mandat të rregullt është një ushtrues detyre i zëvendësguvernatorit. Pra ushtruesi i detyrës së zëvendësguvernatorit do të ushtrojë detyrën e guvernatorit të Bankës Qendrore. Mendoj se kjo është papërgjegjësi, ne e kemi ditë se kur i mbaron mandati guvernatorit aktual dhe është dashur që këto procedura të kryhen më herët”, është shprehur ai.
Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar bordin e BQK-së për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit.
“E keni pru situatën aq keq sa unë nuk di si do të veproni. Nëse ne shkojmë në pikën zero dhe kthehet tërë procesi. Unë mendoj se do të vjen edhe fundi i vitit dhe nuk kemi zgjedhje të guvernatorit”, ka shtuar ai.
Mirëpo, këto pretendime i ka mohuar kryetari i Bordit të BQK-së, Bashkim Nurboja.
“Gjithçka ka qenë brenda afateve. Ligji askund nuk thotë se me pru krejt listë e njerëzve që kandidojnë…Në bashkëpunim me partnerët britanik i kemi bërë pyetjet konkrete, mbi të cilat janë vlerësuar kandidatët. Ata që kanë marrë pikët më së shumti, katër nga ta i kemi dërguar. Taman si e parasheh ligji neni 38.2 , performanca intervistë e ka bërë seleksionimin”, është shprehur ai.
Kandidatët që janë propozuar nga paneli përzgjedhës i BQK-së për guvernator janë: Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu, Shkendije Himaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja
Franca është magnet për investitorët e huaj – cilat reforma i bëri për t’i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'