LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i Ndihmës Shtetërore: Masa e ndihmës për ANP ‘Adem Jashari’ nuk përbën ndihmë shtetërore

Komisioni i Ndihmës Shtetërore: Masa e ndihmës për ANP ‘Adem Jashari’ nuk përbën ndihmë shtetërore

Komisioni i Ndihmës Shtetërore në takimin e fundit thotë se ka vendosur që masa e ndihmës “Programi nxitës 2020/2022 për kompanitë ajrore që operojnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari'”, e njoftuar për shqyrtim dhe vendim nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) nuk përbën ndihmë shtetërore.

Sipas komisionit, programi është i dizajnuar dhe do të menaxhohet nga burimet e operatorit privat “Limak Kosova International Airport” për periudhën 2020-2022, duke ofruar zbritje në tarifat e rregulluara aeronautike për të gjitha aviokompanitë që operojnë ose synojnë të operojnë në ANP, që plotësojnë kriteret, dhe të cilat do të hapin destinacione të reja, shtojnë numrin e frekuencave, shfrytëzojnë shërbimet e trajtimit të kufizuar tokësor si dhe stacionojnë së paku një aeroplan në Prishtinë.

Programi në tërësi ka për qëllim të ndajë rrezikun financiar me kompanitë ajrore gjatë vendosjes së destinacioneve të reja dhe rritjes së numrit të frekuencave, të cilat të kombinuara do të ndikojnë në rritjen e numrit të udhëtarëve nga dhe për në ANP.

“Komisioni ka marrë këtë vendim pasi ka vlerësuar se qëllimi i programit nxitës është rritja e të hyrave të ANP, dhe rrjedhimisht të hyrave të Shtetit si pronar i pasurisë/asetit, në mënyrë proporcionale – të kthyera përmes tarifës koncesionare. Kësisoj, Komisioni ka përjashtuar përfshirjen e burimeve shtetërore në masën e njoftuar të ndihmës. Vendimi i Komisionit, gjithashtu, bazohet në konstatimin se masa e ndihmës nuk është e natyrës selektive sepse programi nxitës është i ofruar drejt të gjitha kompanive ajrore komerciale, pa asnjë diskriminim, përfshirë kompanitë ajrore që veprojnë ose kanë për qëllim të fillojnë operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, dhe që i plotësojnë të gjitha kriteret e përshkruara në këtë program, të cilat janë të karakterit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e komisionit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori