LAJMI I FUNDIT:

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Një komision i pavarur ka marrë vendimin unanim për kartonin e kuq që mesfushori i Arsenalit, Declan Rice e kishte marrë në sfidën ndaj Brightonit.

25-vjeçari ishte përjashtuar nga gjyqtari Chris Kavanagh në ndeshjen e cila u zhvillua më datë 31 gusht në ‘Emirates’ dhe përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Pasi tashmë kishte marrë një karton të verdhë, Rice mori edhe të dytin pasi nuk ia lejoi kundërshtarit Joel Veltman ta fillonte ndeshjen me shpejtësi duke goditur topin, e që më pas ky i fundit e kishte goditur anglezin duke e hedhur në tokë.


Rice mbeti i çuditur nga kartoni i kuq i cili ishte i pari në karrierën e tij dhe si pasojë e atij kartoni ai tashmë ka marrë dënim prej një ndeshje dhe kësisoji nuk do të jetë në dispozicion të Mikel Artetës për derbin ndaj Tottenhamit të shtunën.

Sidoqoftë, paneli i Incidenteve të Ndeshjeve Kryesore (KMI), të cilët bëjnë rishikimin e vendimeve të mëdha të gjyqtarëve në Ligën Premier për çdo javë, kanë marrë vendim se Kavanagh kishte të drejtë në vendimin për përjashtimin e Rice.

Paneli ka bërë me dije se veprimet e Rice ishin “të qarta, të qëllimshme dhe me ndikim” dhe kartoni i dytë i verdhë ishte vendimi i duhur.

“Rice e di se çfarë po bën, është një prekje e lehtë, por në rast se gjyqtari e sheh atë nuk ka tjetër zgjidhje”, kanë thënë nga KMI në shpjegimin e tyre.

KMI është një komision i pavarur i cili është i përbërë nga tre ish-lojtarë apo trajnerë, një përfaqësues i Ligës Premier dhe një gjyqtar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Serie A
Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

La Liga
Kalo në kategori