LAJMI I FUNDIT:

Komisioni informohet për hidrocentralet dhe gurthyesit

Komisioni informohet për hidrocentralet dhe gurthyesit

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor sot do të mbajë mbledhje e radhë.

Pikë e rendit te ditës është edhe informimi i komisionit lidhur me hidrocentralet dhe gurthyesit, ku i ftuar është Ministri i MMPH Fatmir Matoshi, dhe zyrtarët e Komisionit të pavarur për miniera e minerale.


Rendi i ditës:

1. Miratimi i rendit të ditës;

2. Miratimi i Procesverbalit të komisionit nga mbledhja 14.3.2019 ;

3. Informimi i komisionit lidhur me hidrocentralet dhe gurthyesit, i ftuar Ministri i MMPH dhe zyrtarët e Komisionit të pavarur për miniera e minerale.

4. Të ndryshme.