Komisioni Hetimor për energji kërkon dokumente shtesë nga KGJK-ja, kundërshton Vetëvendosje
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës sot miratoi planin e veprimit.
Derisa pas kësaj Komisioni e vazhdoi punën pa praninë e mediave, për shqyrtimin e CV-ve të ekspertëve të cilët do të angazhohen nga komisioni.
Në fillim, kryetari i këtij Komisionit, Driton Selmanaj, kërkoi që t’i kenë dokumentet e nevojshme edhe nga Këshilli Gjyqësor dhe Institucioni i Avokatit të Popullit nëse ka pasur elemente të diskriminimit në kohën kur është marrë vendim për shtrenjtim e tarifave të energjisë elektrike.
“Ne s’mundemi tash Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit me iu kërkuar aktgjykimin për masën e përkohshme pse kanë marrë ata vendim për këtë çështje. Por, autoritet mbi ta është KGJK-ja për dhënien e dokumenteve, kështu që jo që ne do t’i thërrasim në raportim ata, por do t’i shfrytëzojmë për t’i lexuar me kujdes dhe për të parë se si kanë ardhur deri te vendimi për shtrenjtim dhe pse kanë ardhur deri tek ai vendim. Kështu që me i parë si dokumente nuk na pengon asgjë. Përfshirë këtu edhe Avokatin e Popullit, ata kanë bërë një analizë, një dokument në lidhje nëse ka pasur elemente të diskriminimit gjatë vendim marrjes apo jo”, theksoi Selmanaj, raporton kp.
Ndërsa shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se dokumentet nga Këshilli Gjyqësor dhe nga Institucioni i Avokatit të Popullit duhet të hiqen për hetim në këtë fazë.
“Sa i përket kërkesës për dokumente tek institucionet të cilat janë të pavarura, besoj që vendimi i Gjykatës Themelore dhe i Gjykatës së Apelit është vendim publik. Besoj që ne për trajtim në kuadër të asaj çështjes që trajtohet në Komision i kemi të mjaftueshëm përderisa nuk ka trajtim të materies me të cilën është kërkuar të ndalet procesi i tarifës. Pra, ne kemi vetëm një vendim që është një ndalesë administrative, por nuk ka trajtim përmbajtjesor të materies. Në situatën aktuale dhe nga përvojat e mëhershme edhe në Komisionet hetimore, besoj që është edhe Këshilli Gjyqësor, edhe Avokati i Popullit duhet të hiqen në këtë fazë”, theksoi ajo.
Përkundër asaj që theksoi deputetja Kusari Lila, kolegu i saj opozitar nga PDK-ja Ferat Shala theksoi se Institucioni i Avokatit të Popullit do të ndihmojë procesin hetimor për tarifat.
“Avokati I Popullit mund ta ndihmojë këtë proces, sepse ai ka nxjerrë disa opinione sa i përket diskriminimit dhe pikërisht për këtë, konsideroj që Avokati i Popullit do të duhej dhe nuk ka asgjë të keqe të jetë në një prej seancave tona për ta elaboruar vendimet në vazhdimësi, vetëm për element krahasimi”, theksoi ai.
Me iniciativë të opozitës Kuvendi i Kosovës ka formuar Komisionin Hetimor Parlamentar, lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës, i cili udhëhiqet nga deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Aliu: Po planifikojmë tren të shpejtë në linjën Prishtinë-Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën