LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Hetimor, miratohet kërkesa që çon presidentin Meta drejt shkarkimit

Komisioni Hetimor, miratohet kërkesa që çon presidentin Meta drejt shkarkimit

Komisioni Hetimor ka miratuar kërkesën e 55 deputetëve për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Me këtë votim të anëtarëve të komisionit të ligjeve, i hapet drita jeshile ngritjes së komisionit të posaçëm parlamentar, që do të shqyrtojë me detaje kërkesën e 55 deputetëve të maxhorancës, për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.


Bashkim Fino pas votimit nuk e kurseu batutën në adresë të presidentit, duke u nxitur nga çfarë deklaroi kreu shtetit të martën kur tha, se 5 anëtarëve e kolegjit zgjedhor i ishte bërë presion dhe shantazh.

Adnor Shameti relator për raportin e komisionit të ligjeve e quajti të ligjshme kërkesën e 55 deputetëve.

Raporti komisionit të ligjeve me propozimin e ngritjes të komisionit të posaçëm hetimor parlamentar, do të diskutohet në seancë plenare të kuvendit në 4 korrik, raporton Tch.

Presidenti Ilir Meta bëhet i pari udhëheqës shteti shqiptar, që po përballet me atë që njihet si Impeachment- apo procedure shkarkimi të iniciuar nga maxhoranca qeverisëse, me motivacionin e shkeljes së kushtetutës pas çdekretimit të datës të zgjedhjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori