LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian pranon certifikatën për COVID-19 të Maqedonisë

Komisioni Evropian pranon certifikatën për COVID-19 të Maqedonisë

Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon, certifikatat për COVID-19 të së cilës do të konsiderohen ekuivalente me Certifikatën Digjitale të BE-së. Kështu ka shkruar ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

“Komisioni Evropian sot solli vendim, me të cilin garantohet se certifikatat për COVID-19 të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut do të konsiderohen ekuivalente me Certifikatën Digjitale të BE-së për COVID-19.

Kjo do të thotë që vendi ynë do të jetë i lidhur me sistemin e BE-së dhe se certifikata për COVID-19 e lëshuar nga autoritetet tona do të pranohet në BE nën të njëjtat kushte si Certifikata Digjitale e BE-së. Në praktikë, bartësit e këtyre certifikatave do të jenë në gjendje t’i përdorin ato në të njëjtat kushte si bartësit e Certifikatës Digjitale të Vaksinimit të BE -së.


Në këtë mënyrë qytetarët tanë do t’i shmangin kufizimet e udhëtimit si testimet shtesë ose karantina. Në rastet e domosdoshme, siç është mbrojtja e shëndetit publik, vendet anëtare mund të ndërmarrin masa shtesë.

Falë këtij vendimi do të hiqen kufizimet e udhëtimit për njerëzit që i kanë marrë vaksinat kundër Covid-19, të miratuara nga BE-ja”, shkruan Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem, nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzojë t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Nga KQZ thonë se numërimi i fletëvotimeve nis pas skanimit të listës së votuesve

Lajme
Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Austria lehtëson procedurat e konvertimit të patentë-shoferëve të Kosovës, nga 1 marsi nuk do të ketë provim praktik të vozitjes

Lajme
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Plagosja në Klinë, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të arrestuarit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori