Komisioni Evropian i ka bërë thirrje Kosovës që të rigjallërojë procesin e reformave, duke përfshirë forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të shfrytëzojë rastin e rimëkëmbjes ekonomike për të përshpejtuar reformat ekonomike, në përputhje me pritjet e qytetarëve të Kosovës.
Kështu thuhet në një komunikatë të zyrës së BE-së në Kosovë, ku njoftohet se është zhvilluar takimi i katërt i Komitetit për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, që u zhvillua virtualisht më 15 tetor.
Takimi u bashkëkryesua nga Genoveva Ruiz Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në drejtorinë e përgjithshme të Komisionit Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, dhe Artan Çollaku, drejtor i Departamentit për Koordinim të Procesit të Stabilizim-Asociimit në Zyrën e Kryeministrit, nga Qeveria e Kosovës.
“Komiteti për Stabilizim-Asociim diskutoi zhvillimet kyçe politike të kohëve të fundit dhe mori në konsideratë gjendjen në lidhje me kriteret ekonomike, përafrimin me legjislacionin dhe standardet e BE-së, bashkëpunimin financiar, si dhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim (MSA). Takimi vlerësoi dhe aprovoi rezultatet e shtatë takimeve nën-komiteteve dhe të një takimi të Grupit të Posaçëm, të cilat ishin mbajtur gjatë vitit të kaluar. Gjatë diskutimeve, u vlerësua përparimi në fushat përkatëse të Agjendës së Reformave Evropiane dhe Programit të Reformave Ekonomike, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në udhëheqjen e përpjekjeve të Kosovës për reforma dhe zbatimin e MSA-së në fusha të tilla si qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit, konkurrueshmëria dhe klima e investimeve, si dhe punësimi dhe arsimi”, thuhet në komunikatë.
Më tej, thuhet se “takimi diskutoi prioritetet e reformave në fusha që përfshijnë sundimin e ligjit dhe reformat gjyqësore, respektimin e të drejtave themelore, reformën e administratës publike dhe reformat ekonomike”.
“Komisioni Evropian mirëpriti që Qeveria e Kosovës, e zgjedhur në qershor 2020, ka konfirmuar angazhimin strategjik të Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe ka lejuar rifillimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë. Komisioni Evropian i bëri thirrje Kosovës që të rigjallërojë procesin e reformave, duke përfshirë forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe të shfrytëzojë rastin e rimëkëmbjes ekonomike për të përshpejtuar reformat ekonomike, në përputhje me pritjet e qytetarëve të Kosovës.
Në këtë drejtim, Komisioni mirëpriti lansimin e një faze të dytë të Agjendës së Reformave Evropiane (ARE), dhe u shpreh se është në pritje të Planit të Veprimit përkatës të qeverisë. Komisioni e inkurajoi qeverinë që të angazhohet me të gjitha partitë politike në Kuvend, përfshirë nga opozita, në mënyrë që të ndërtohet konsensusi politik për vendimet që lidhen me zbatimin e MSA-së dhe Agjendës së Reformave Evropiane, si dhe për dialogun Beograd-Prishtinë”.
Tutje në komunikatë thuhet se “në takim u përvijua rëndësia e përafrimit me standardet më të mira të BE-së në sektorët kyç, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, reformën e administratës publike, zhvillimin ekonomik, tregun e brendshëm, arsimin, energjinë dhe mjedisin. Komisioni nënvizoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit makro-fiskal”.
“Palët shpresojnë të diskutojnë më tej mbi përparimin e bërë në këto fusha kyçe gjatë Këshillit të ardhshëm për Stabilizim Asociim”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

Dauti Komerc: “Ujë Rugove” i plotëson kërkesat për siguri të ujërave mineral

E dha foshnjën për adoptim për 4 mijë euro, kallëzim penal ndaj kumanovares dhe katër personave tjerë

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Këto janë votat e LDK-së në tetë komunat që udhëheq në nivel lokal

Personi që grisi Kuranin në Prizren ka të kaluar kriminale për “Vrasje” e vepra tjera penale

SPAK heton organizatën kriminale që 'skllavëroi' 24 të rinj ukrainas në Vlorë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës