LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian akuzon Rusinë për sulme kibernetike në prag të zgjedhjeve në Gjermani

Komisioni Evropian akuzon Rusinë për sulme kibernetike në prag të zgjedhjeve në Gjermani

Komisioni Evropian ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të ndërhyjë në proceset demokratike evropiane, vetëm disa ditë para zgjedhjeve parlamentare të së dielës në Gjermani.

“Shtetet Anëtare të BE-së kanë vërejtur aktivitete kibernetike me qëllim të keq, të përcaktuara kolektivisht si ‘Ghostwriter’, dhe i kanë lidhur ato me shtetin rus”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë të premten.

“Aktivitete të tilla janë të papranueshme pasi kërkojnë të kërcënojnë integritetin dhe sigurinë tonë, vlerat dhe parimet demokratike dhe funksionimin thelbësor të demokracive tona”, thuhet më tej në deklaratë.


Akuzat vijnë derisa gjermanët do të dalin në votime për të zgjedhur një pasardhës për kancelaren Angela Merkel, e cila po tërhiqet pas 16 vjetësh në detyrë, transmeton Telegrafi.

Sipas BE-së, sulmet kishin në cak “anëtarë të shumtë të Parlamenteve, zyrtarë qeveritarë, politikanë dhe anëtarë të shtypit dhe shoqërisë civile në BE duke hyrë në sistemet kompjuterike dhe llogaritë personale dhe duke vjedhur të dhëna”.

Politikanët dhe zyrtarët gjermanë ishin në mesin e atyre që ishin në cak të aktiviteteve kibernetike ruse me qëllim të keq, tha një zyrtar i BE-së për CNN. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima

Një aeroplan përplaset me helikopterin e ushtrisë pranë aeroportit të Uashingtonit “Ronald Reagan” - raportohet për dhjetëra viktima

Amerika
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë

Evropa
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë

Amerika
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale

Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale

Amerika
Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale

Lideri i demokratëve në Senat, Schumer: Trump sapo anuloi pezullimin e tmerrshëm të granteve dhe huave federale

Amerika
Dënohet me 11 vjet burg ish-senatori amerikan, Bob Menendez

Dënohet me 11 vjet burg ish-senatori amerikan, Bob Menendez

Amerika
Kalo në kategori