LAJMI I FUNDIT:

Komisioneri Varhelyi uron Kurtin: Kthimi i perspektivës evropiane në një realitet kërkon vazhdimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Komisioneri Varhelyi uron Kurtin: Kthimi i perspektivës evropiane në një realitet kërkon vazhdimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga Oliver Varhelyi, komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim.

Komisioneri Varhelyi ka uruar kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re.


“Në zgjedhjet e shkurtit, populli i Kosovës ju dha një mandat të fortë për reforma në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik, si edhe orientimit drejt një ekonomie më të gjelbër. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’ju mbështesë në këtë drejtim”, ka shkruar Varhelyi.

Në vazhdim të letër urimit, komisioneri i BE-së ka thënë se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë.

Më tej, ai ka thënë se luftimi i pandemisë mbetet prioritet kryesor.

“Luftimi i pandemisë së koronavirusit dhe pasojave të saj socio-ekonomike do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. BE-ja tashmë ka siguruar ndihmë thelbësore dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës gjatë kësaj kohe sfiduese”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori