LAJMI I FUNDIT:

Komisioneri i Politikës së Jashtme: KE mbështet objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në 2027

Komisioneri i Politikës së Jashtme: KE mbështet objektivin e anëtarësimit të Shqipërisë në 2027

Vendet që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të anëtarësohen në BE e nuk kanë nevojë të presin për një datë të caktuar.

Komisioni Evropian ka siguruar mbështetjen për ambicien e Shqipërisë që të arrijë anëtarësimin brenda vitit 2027 përkundër plotësimit të kushteve.

Pyetur nga RTSH pas fjalës së komisioneres së Zgjerimit, Komisioni Evropian ka rikonfirmuar datën që e afron me 3 vjet afatin e deklaruar nga administrata e kaluar evropiane, një parashikim që ishte konsideruar atëherë tepër optimist.


“Shqipëria sinjalizoi synimin e saj për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027. Komisioni është i gatshëm të mbështesë këtë objektiv ambicioz. Vendet që plotësojnë kushtet e nevojshme mund të anëtarësohen, nuk ka nevojë të presësh për një datë të caktuar”, u shpreh Piotr Cichoki, Zyrtar i BE-se për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë.

Ndërsa kujtojnë se çdo kandidat duhet të anëtarësohet kur të jetë gati, Komisioni Evropian veçon se çfarë është më e ndjeshme për Shqipërinë.

“Është thelbësore që autoritetet shqiptare të intensifikojnë më tej ritmin e reformave të orientuara nga BE, veçanërisht në sundimin e ligjit, duke konsoliduar historikun në zbatimin e ligjit, në luftimin efektiv të korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe promovimin e të drejtave themelore, duke përfshirë lirinë e medias, të drejtat pronësore dhe pakicat”, tha Cichoki.

Në kushtet kur Komisioni Evropian e konstaton zgjerimin të rikthyer si prioritet për BE-në, Këshillin, Parlamentin, si dhe për atë vetë referuar Udhëzimeve Politike 2024-2029, sipas tij janë vetëm meritat ato që të anëtarësojnë.

“Çdo kandidat duhet të anëtarësohet kur të jetë gati, kur të plotësojë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Traktatet e BE-së dhe të rënë dakord nga udhëheqësit e BE-së përmes Konkluzioneve të Këshillit Evropian të Kopenhagës të vitit 1993 dhe kornizave negociuese. Procesi i anëtarësimit drejtohet nga realizimi i reformave dhe maturimi i shoqërisë dhe ekonomisë drejt BE-së”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
“Tradita rome dhe ligji”, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, u martua me një 13-vjeçare dhe lindën fëmijë

“Tradita rome dhe ligji”, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, u martua me një 13-vjeçare dhe lindën fëmijë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës

Politikë
Luftiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Luftiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc

Lugina
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?

Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?

Lajme
Kalo në kategori