Komiku i famshëm, Mike Epps, është kritikuar në masë të madhe nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve për shkak të sjelljes në skenë të një kanguri gjatë performancës së tij.

Vepra e tij është etiketuar si abuzim me kafshët dhe shumë organizata, duke përfshirë edhe PETA-n, kanë lëshuar reagimet e tyre për këtë rast.


Epps është i njohur si komik, aktor dhe reper, ndërsa ka luajtur në shumë filma të zhanrit komedi.

Madje thuhet se kanguri që ishte i lidhur me zinxhirë e ka qëlluar dhe menjëherë pas kësaj ndodhie, 47-vjeçari është larguar nga skena.

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar mjaft ashpër Eppsin për ushtrim të dhunës ndaj kafshëve.

Mbajtësi i kangurit, Javon Stacks, ka thënë se kanguri ishte pjesë e Exhibit Zoo dhe se i ka të gjitha licencat e nevojshme për atë që ka bërë. /Telegrafi/