LAJMI I FUNDIT:

KOMF: Të adresohet me urgjencë dhuna ndaj fëmijëve

KOMF: Të adresohet me urgjencë dhuna ndaj fëmijëve

Komisioni Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF mbajtën tryezën e diskutimit me temë: “Integrimi i politikave dhe shërbimeve për trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve, me fokus në shkollë”.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte diskutimi mbi modelet e integrimit të politikave dhe shërbimeve për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve.


Në njoftimin e bërë për media thuhet se në këtë tryezë fjalë rasti mbajtën: Ardian Gola, Kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Arbërie Nagavci, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Larissa Bruun, Zyra e UNICEF në Kosovë dhe Petrit Tahiri, Anëtar i Bordit të KOMF.

Përderisa, pjesë e panelit të diskutimit ishin: Eldin Gashi, nxënës, Ymret Rushiti, Kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Samir Shahini, Kryetar i Kolegjiumit për Arsim – Asociacioni i Komunave, Blerim Shabani, Kryetar i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale dhe Nilgyn Kosova, Policia e Kosovës.

“Disa prej rekomandimeve kryesore që u adresuan nga pjesëmarrësit në këtë tryezë ishin rritja e raportimit të rasteve të dhunës, rritja e monitorimit dhe llogaridhënies të ofruesve të shërbimeve, ofrimi i shërbimeve të integruara në mes të sektorit të arsimit, shërbimeve socaile dhe shëndetësisë, rritja e numrit dhe kapaciteteve të psikologëve, pedagogëve dhe stafit mbështetës në shkolla, miratimi i Grantit të Vecantë për shërbime sociale dhe, aplikimi i programeve për prindërim të mirë”, thuhet në njoftimin e bërë për media nga KOMF. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori