Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF vlerëson se edukata seksuale është një pjesë thelbësore e zhvillimit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe të rinjve, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin e tyre fizik, emocional dhe mendor.
Sipas KOMF, një edukim i tillë është vendimtar për t’i ndihmuar ata të kuptojnë ndryshimet trupore, marrëdhëniet, përgjegjësitë dhe kufijtë personalë, duke rritur mundësinë e mbrojtjes nga rreziqet dhe duke i fuqizuar ata për të bërë zgjedhje të shëndetshme dhe të informuara.
Në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, veçanërisht Nenin 17 i cili kërkon që shtetet të sigurojnë qasje për fëmijët në informacione dhe materiale nga burime të ndryshme për përfitimin e tyre shoqëror dhe moral, edukata seksuale përbën një të drejtë të garantuar për fëmijët. Gjithashtu, Neni 19 kërkon që shtetet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur fëmijët nga çdo formë e dhunës dhe abuzimit, duke përfshirë masat edukative për t’i ndihmuar ata të jenë të informuar dhe të mbrojtur, thuhet në reagimin e KOMF.
Në këtë drejtim, KOMF mbështet Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për integrimin e edukatës seksuale në arsimin parauniversitar në Kosovë. Ky integrim reflekton edhe obligimet që burojnë nga Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës në Kosovë, ku në Nenin 7 përcaktohet e drejta e çdo fëmije për mbrojtje nga çdo formë dhune, abuzimi dhe shfrytëzimi, si dhe e drejta për qasje në arsimim gjithëpërfshirës dhe cilësor, përfshirë edukatën shëndetësore dhe seksuale.
Për më tepër, përfitimet e edukatës seksuale në shkolla janë të shumta dhe përfshijnë parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, parandalimin e shtatzanive të pa dëshiruara, parandalimin e aborteve, parandalimin e braktisjes së fëmijëve, parandalimin e martesave të hershme, etj.
Duke parë rëndësinë e edukatës seksuale tek fëmijët si dhe çështjet e ngritura ditëve të fundit, KOMF kërkon rishikimin dhe redaktimin e teksteve, doracakëve si dhe çdo materiali tjetër që kontribuon në arritjen e rezultateve në këtë fushë. Në këtë mënyrë do të eliminohen edhe mundësitë për keqkuptime dhe interpretime të ndryshme tek profesionistët që zbatojnë këto materiale. Gjithashtu, është e rëndësishme që tekstet, doracakët dhe materialet të jenë të qasshme edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke përfshirë udhëzime të përshtatura dhe materiale të qasshme për ta.
Por nuk duhet të lejohet asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona. Një veprim i tillë jo vetëm do të nënkuptonte mohim të së drejtës themelore të secilit fëmijë për të qenë i informuar dhe i mbrojtur, por edhe do të na largonte nga parimet e Bashkimit Evropian.
Si shoqëri, nuk duhet të lejojmë që fëmijët tanë të privohen nga e drejta për informim dhe për parandalim të dhunës dhe abuzimit seksual. Një edukim i bazuar mbi të drejtat e njeriut dhe shëndetin seksual është thelbësor për t’i përgatitur ata për marrëdhënie të sigurta, si dhe për të krijuar një bazë për zhvillimin e shëndetshëm emocional dhe social të tyre, thuhet në reagim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Publikohet shpallja për pranimin e 300 ushtarëve të rinj dhe 10 nënoficerëve në Armatën e Maqedonisë

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

Qeveria miraton nismën për marrëveshje në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Përfundon rinumërimi i 50 vendvotimeve – në mesditë nis rinumërimi i 1,631 fletëvotimeve nga votimi me postë

Vizita e Ruttes në Sarajevë e Prishtinë, NATO riafirmon angazhimin për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Miratohet nisma për shkëmbim të informacionit të klasifikuar mes Kosovës dhe Sllovenisë

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët