Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF përmes një letre i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke kërkuar që mirëqenia dhe shërbimet sociale të kalojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, si në përmbajtje ashtu edhe në emërtim, duke e shndërruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Në këtë letër të KOMF thuhet se ata janë njoftuar nëpërmjet medieve, se me ndarjen e ministrive në kabinetin e ri qeveritar, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është ndarë në disa ministri.
“Konsiderojmë që mirëqenia dhe shërbimet sociale duhet të jenë prioritet dhe një ndër shtyllat kryesore të programit të qeverisë. Prandaj kjo duhet të reflektohet edhe në ndarjen e ministrive. Konkretisht, propozimi i KOMF është që mirëqenia dhe shërbimet sociale të kalojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, si në përmbajtje ashtu edhe në emërtim, duke e shndërruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në letër.
Arsyet kryesore të këtij propozimi sipas KOMF shteti është përgjegjës për mirëqenien sociale, organizimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare në Kosovë dhe të sigurojë që të gjithë banorët e Kosovës të kenë qasje të barabartë në shërbimet sociale dhe familjare pa asnjë dallim. Shteti ka për detyrë të ofrojë shërbime sociale dhe familjare bazuar në legjislacionin në fuqi dhe në konventat ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut.
“Mirëqenia sociale mbetet një ndër sektorët më të pazhvilluar, neglizhuar dhe të pa prioritizuar në Kosovë. Të dhënat e fundit nga mjeti matës ndërkombëtar, Indeksi për Mbrojtjen e Fëmijëve tregojnë një gjendje të rëndë të mirëqenies sociale në Kosovë. 17 % e popullsisë në Kosovë jetojnë në varfëri. 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme për të mbajtur familjen. 61.4% e fëmijëve kanë pësuar nga dhuna psikologjike apo ndëshkimi fizik. Vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara përfitojnë nga shërbimet sociale dhe familjare. Shumë fëmijë pa kujdes prindëror, viktima të abuzimit kanë nevojë për strehim dhe shërbime. Raportet nga institucionet dhe organizatat flasin për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në sjellje që janë në kundërshtim me ligjin, përfshirë edhe dhunën, pasojat e së cilës në disa raste janë fatale për vet fëmijët. Poashtu, mosha mesatare e fillimit të përdorimit të substancave narkotike ka rënë nga mosha 21 në moshën 16 vjeç.
Sipas raporteve dhe studimeve në Kosovë, shërbimet mes sektorëve të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale nuk janë të integruara. Duke parë rëndësinë e madhe për një sistem të integruar të shërbimeve, rekomandohet që shërbimet sociale dhe familjare të integrohen me shërbimet shëndetësore. Kjo mund të bëhet natyrshëm dhe shumë më lehtë nëse të dy këta sektorë funksionojnë nën një ministri. Kjo përkon edhe me organizimin e drejtorive në nivelin komunal, ku drejtoritë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale funksionojnë si një departament i vetëm.
Bazuar në shumicën e shteteve të BE-së, sektori i mirëqenies sociale reflektohet në kabinetin qeveritar si në përmbajtje ashtu edhe në emërtim. Shembuj të tillë mund të merren në shtetet sikurse Gjermania, Franca, Zvicra, Suedia, Belgjika, Finlanda etj, të cilat kanë në qeveritë e tyre ministritë për shëndetësi dhe çështje sociale”, thuhet në letër.
KOMF ka kërkuar vëmendjen e Kryeministrit, që dikasteri i mbrojtjes dhe shërbimeve sociale të kalojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, si në përmbajtje ashtu edhe në emërtim, duke e shndërruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, kjo për shkak të rëndësisë dhe nevojës për prioritizim dhe zhvillim të këtij sektori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar

U raportua për zhdukjen e dy të miturve në Prishtinë – nga Prokuroria thonë se janë në fazën e grumbullimit të provave

Ndalohet një 42-vjeçar në Gostivar, kërkohej me urdhër të gjykatës

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës