Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF prezantoi dokumentin të cilin do t’ju parashtrojë kandidatëve për kryeministër të Republikës së Kosovës, me qëllimin të zotimit të tyre për përfshirjen e fëmijëve në qendër të agjendës qeverisëse në rast të zgjedhjes.
Fëmijët në Kosovë përbëjnë 30% të popullsisë së përgjithshme dhe se jetët e fëmijëve në Kosovë ndikohen çdo ditë nga politikat e Qeverisë, Kuvendit dhe nga veprimet e tyre.
Alketa Lasku, anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOMF, foli për kërkesat e KOMF në fushën e mirëqenies sociale, ku theksoi nevojën për aprovimin dhe ndarjen e buxhetit të nevojshëm për Projektligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, në mënyrë që ky projektligj pas aprovimit të tij, të gjejë zbatim dhe të ndikojë në mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve në Republikën e Kosovës.
Ajo bëri thirrje edhe për krijimin e Grantit Specifik për Shërbime Sociale i cili do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtje më të madhe sociale për të gjithë fëmijët në nevojë për mbrojtje institucionale, përfshirë fëmijët pa përkujdes prindëror, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët në varfëri, fëmijët e keqtrajtuar dhe të neglizhuar, fëmijët viktima të shfrytëzimit dhe trafikimit, fëmijët e përfshirë në punë të rënda etj.
Petrit Tahiri, sekretar i Bordit Ekzekutiv të KOMF foli për fushën e arsimit ku theksoi gjithëpërfshirjen e ulët të fëmijëve në arsimin parashkollor. Ai theksoi nevojën për rritjen e investimeve për rritjen e cilësisë së arsimit dhe zbatimin efikas të të gjitha ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore, që rregullojnë gjithëpërfshirjen dhe qasjen në arsim, parandalimin e braktisjes dhe parandalimin e dhunës në shkolla.
Rishikimi i formulës së financimit (granti specifik për arsim), sidomos pjesa për arsimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara (arsimi gjithëpërfshirës) dhe shtimi i parametrave shtesë për të adresuar nevojat e veçanta arsimore të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Ndërkaq, Donjetë Kelmendi, drejtore ekzekutiv në KOMF foli për nevojën për deklarimin e buxhetit në mënyrë transparente në fushat të cilat prekin fëmijët dhe mbrojtjen e fëmijëve, duke bërë të njohur investimet në fushën e arsimit, shëndetësisë, rritjen e buxhetit për skemat dhe shërbimet sociale për fëmijët në nevojë.
Proceset transparente dhe të qasshme për të pasur pikëpamjet e fëmijëve në procesin e buxhetimit duhet të krijohen.
Ajo theksoi nevojën për krijimin e planeve konkrete për politikat e nevojshme dhe investimet për të siguruar shërbime cilësore shëndetësore, përfshirë implementimin e fondit për sigurime shëndetësore, sigurimin e qëndrueshmërisë së fondit për fëmijët me sëmundje të rënda e që kërkojnë trajtim adekuat jashtë shtetit dhe sigurimin që barnat nga lista esenciale nuk do të mungojnë asnjëherë.
Dokumenti përmban të dhëna mbi situatën e fëmijëve në Kosovë si dhe kërkesa dhe rekomandime për adresimin e tyre gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës.
Të dhënat e fundit, flasin për një shkallë të varfërisë së fëmijëve prej 20.7%. 10.7% e fëmijëve në Kosovë janë të përfshirë në punë përderisa 6.8% e fëmijëve punojnë në kushte të rrezikshme.
61.4% e fëmijëve deri në moshën 14 vjeç kanë pësuar nga dhuna psikologjike dhe fizike. Vetëm 10% e fëmijëve me aftësi të kufizuara përfitojnë nga shërbimet shëndetësore, arsimore dhe shërbimet sociale.
Programi për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve “PISA”, e ka radhitur Kosovën në vendin e 68-të në mesin e 72 shteteve duke rezultuar me nivel të ulët të cilësisë në arsim. Vetëm 3.5% e fëmijëve deri në 5 vjeç e ndjekin arsimin parashkollor. Investimet në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, janë më të ulëtat në rajon.
Shpenzimet nga xhepi i qytetarëve janë të larta, kjo në mungesë edhe të implementimit të fondit për sigurime shëndetësore. Raportet nga institucionet qeveritare dhe jo qeveritare flasin për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në sjellje që janë në kundërshtim me ligjin, përfshirë edhe dhunën, pasojat e së cilës në disa raste kanë qenë fatale për vetë fëmijët. Vetëm gjatë vitit 2016 janë shqiptuar 1159 masa dhe dënime alternative ndaj fëmijëve (mbi moshën 14 vjeç). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët