Në zgjedhjet presidenciale të Ukrainës, komediani Volodimir Zelenskiy dhe presidenti i tanishëm Petro Poroshenko kryesojnë garën, pas numërimit të mbi gjysmës së fletëve të votimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se Zelenskiy, aktor komik që luan rolin e presidentit në një seri komike televizive, doli në vendin e parë me mbi 30 për qind të votave, ndërsa zoti Poroshenko i dyti.
“Njerëzit janë para së gjithash për mua, ata janë më të rëndësishëm sesa aktiviteti dhe ambiciet politike. Ukrainasit po na prisnin”, ka thënë Zelenskiy, shkruan voa.
Poroshenko, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2014, doli në vendin e dytë me rreth 17 për qind, ndërsa ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko ishte në vendin e tretë me 13 për qind të votave.
Nëse rezultatet mbeten dhe asnjë kandidat nuk fiton shumicën, më 21 prill do të mbahet një balotazh mes dy kandidatëve kryesorë.
Volodimir Zelenskiy është i ri në politikë dhe është kritikuar se nuk ka dhënë shumë detaje mbi politikat e tij të ardhshme nëse zgjidhet.
Nga ana e tij, zoti Poroshenko është akuzuar nga kundërshtarët se ka autorizuar skema për blerje votash.
Miratimi i tij nga publiku pësoi rënie për shkak të vështirësive ekonomike në vend.
Fushata e tij përfshinte premtimin për të rimarrë kontrollin e Krimesë pas aneksimit të saj nga Rusia në vitin 2014.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha të hënën se “asnjë shkelje sistematike” nuk u regjistrua gjatë zgjedhjeve me gjithë akuzat për blerje votash në shkallë të gjerë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSHBA fillon ndërtimin e bazës lundruese në brigjet e Gazës
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre