LAJMI I FUNDIT:

Komediani Florjan Binaj tregon se si po i ecën ditët në karantinë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19

Komediani Florjan Binaj tregon se si po i ecën ditët në karantinë pasi rezultoi pozitiv me COVID-19
Florjan Binaj (Foto: Instagram)

Komediani Florjan Binaj vetëm pak ditë më parë bëri të ditur se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai ka treguar se është vetë-izoluar në shtëpinë e tij, ndërsa përmes rrjeteve sociale po mban të azhurnuar fansat për më të rejat.

I njëjti së fundmi ka publikuar një video të një qeni në InstaStory duke treguar se të shumtën e kohës po e kalon në gjumë.


Florjan Binaj (Foto: Instagram)

“Të 7-tat e karantinës”, ka shkruar ai krahas postimit.

Humoristi i njohur në një intervistë të dhënë së fundmi njoftoi se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe nuk ka asnjë lloj simptome.

“Gjendja ime shëndetësore është shumë e mirë siç edhe mund ta shihni. Nuk kam asnjë lloj simptome, as kollë, as temperaturë, as mungesë nuhatje dhe as mungesë në shije. Hyj tek asimptomatikët, thjesht duhet të bëj 10 ditëshin e ushtrisë, dënimin për krim të pa kryer, arrest shtëpie”, ka thënë aktori në një lidhje në Skype në emisionin “Open” të Top Channel.

https://www.instagram.com/p/CBlU-s3Fw5G/

Binaj po ashtu rrëfeu se dyshoi se ishte me coronavirus pasi kishte pak temperaturë gjatë një dite qëndrimi në plazh.

“Bëra tamponin e famshëm. Unë nuk kuptova asgjë, thjesh bëra tamponin pa pasur shenja. Javës që shkoi pata pak temperaturë sepse shkova në plazh dhe nuk kisha marrë xhup me vete. Dhe kisha ftohtë si gjithë njerëzit e tjerë, me mëngë të shkurtra natën. Kisha pak temperaturë dhe fillova u bëra pak merak se nuk është se jemi në periudha të qeta. Për hir të familjes dhe punës duhet ta bëja testin. E bëra dhe prita përgjigjen me qetësinë më të madhe. Kur mora përgjigjen në 7 të mëngjesit më thanë fatkeqësisht. U shqetësova sepse nuk e prisja, por jam i qetë sepse kam mungesë të simptomave. Po e kaloj shumë kollaj, organizmi po tallet në një farë mënyre”, tha mes të tjerash Binaj.

https://www.instagram.com/p/CBtLhqXFxph/

Në trend Magazina

Më shumë
Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Gerta - Gjestit: Kë do të shpëtoje po të mos ishte Egli?, banori befason me përgjigjen

Magazina
Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Babai i Loredanës takon Jozin: Kisha dëshirë që ti të shikoje punën tënde, s’më vjen mirë fare të shikoj gjëra të kësaj natyre

Magazina
Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Pas tensioneve mes tyre, Egli shkon ta zgjojë Gjestin nga gjumi

Magazina

"Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” - Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin

Magazina
Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Klajdi shpërthen ndaj Rozanës: Tallej me varfërinë time, jam i lumtur që jam i varfër, këngëtare e dobët

Magazina
Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Pasi pranon pëlqimin për të, Egli deklaron se do të largohet nga Gjesti, për të vazhduar lojën e vetme

Magazina
Kalo në kategori