Për shumë femra, moda është një aventurë e vërtetë dhe një vend ku ato shprehin anën e tyre të guximshme. Damat e tilla do ta pëlqejnë këto kombinime ngjyrash

Reklama

Nuk ka nevojë të shpenzoni një pasuri të vogël në kombinime të shtrenjta, mjafton vetëm t’i përdorni me mençuri gjërat që i keni në gardërobën tuaj.

Shpesh me rroba më të thjeshta mund të dukeni mrekullueshëm, por ka diçka që mund të ngrejë gjithë gardërobën – kombinimi i ngjyrave. Kombinimet e ngjyrave të ndryshme do të bëjnë të veçantë çdo stil.

Nëse nuk dini ku t’ia filloni, ne kemi ndarë disa kombinime me të cilat do të dukeni mrekullueshëm. Mund të kombinohen ngjyrat e ndjeshme, por edhe ato shumë intensive gjë që gratë shpesh harrojnë, transmeton Telegrafi.

Reklama
Reklama

Ngjyrat livandë + e kuqja

Mund të bashkohen rroba ose shtesa mode në këto ngjyra në mënyrë që të krijohet një kombinim luksoz. Gjithashtu mund të kombinohen tekstura të ndryshme.

E portokallta + blu deti

Rroba në ngjyrë blu marinari tashmë bartin në vete elegancën, por kur kombinohet me të portokalltën krijohet një kontrast i cili vështirë se nuk do të vërehet.

Bezhë + e trëndafiltë e butë

Është ky një ndër kombinimet më të preferuara, sepse në çdo stinë të vitit duket shumë elegante.

E kafenjtë + e verdhë

Ky kombinim do t’i kënaqë gratë të cilat adhurojnë tonet e tokës në rrobat e tyre. Fustan i verdhë dhe çizme të kafenjta mund të dukeni me shumë stil në ditët me shi.

Reklama
Reklama

Blu mbretërore + e kuqe

Nëse mendoni që këto dy pjesë të rrobave në këto ngjyra do të ishin të tepërta për ju, mund të lozni me shtesat e modës apo me bizhuteri në këto ngjyra.

Kafe + bruz

Pjesët ngjyrë kafe janë shumë të zakonshme në veshjet e grave dhe një ngjyrë si bruz mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e veshjes. E vetmja gjë që është e rëndësishme është që çdo femër të përshtatë kombinimet që i pëlqejnë dhe që shprehen më së miri.

/Telegrafi/