LAJMI I FUNDIT:

Kombinimet e artikujve ushqimorë ofrojnë më tepër dobi

Kombinimet e artikujve ushqimorë ofrojnë më tepër dobi

Hulumtimet kanë treguar që disa ushqime mund të bëhen shumë shpejtë më të shëndetshme, nëse hahen me ndonjë ushqim tjetër. Nga spinaqi dhe speci i djegës, nga vera e kuqe dhe mollët, pasojnë 10 çifte të cilat jashtëzakonisht i përmirësojnë cilësitë e artikujve të tjerë.

Përse lëngu i portokallit është aq i mirë bashkë me qull tërshëre? Dhe çka në vajin e ullirit përmirëson cilësitë e domates? Hulumtimet e reja tregojnë që kombinimet e caktuara të artikujve ushqimorë ofrojnë shumë më tepër dobi sesa do të mund të ofrojë secila veç e veç.

Epidemiologu David R. Jacobs këtë fenomen e quan “sinergjia e ushqimit”. Shikoni kombinimet, të cilat rrisin fuqishëm absorbimin e elementeve të dëshiruara dhe i nxjerrin jashtë trupit tonë ato të padëshiruarat, transmeton Telegrafi.

Bizelja dhe speci djegës

Femrat vuajnë nga mungesa e energjisë, sepse ushqehen me artikuj të cilët nuk kanë mjaft hekur. Ndërkaq, me shtimin hekurit në organizëm duhet ngrënë edhe artikujt të cilët “do ta përpunojnë” hekurin.

– Hekuri nga bimët në organizmin e njeriut vështirë absorbohet. Që të mos shkojë dëm bizelja të cilën e keni ngrënë, në menynë tuaj duhet të vendosni edhe speca djegës, preferojnë nutricionistët. Vitamina C është çelësi që mundëson që rruazat e gjakut të pasurohen me hekur. Andaj, kurdo që t’ju jepet rasti, hidhni pak spec djegës në gjellë.

Lëng portokalli dhe qull tërshëre

Kombinimi i këtyre dy artikujve ushqimorë është treguar që pengon sulmet në zemër dhe dyfish më mirë i pastron arteriet sesa këta dy artikuj veç e veç. Të dyja përmbajnë fenol i cili stabilizon kolesterinën.

Mollë dhe verë e kuqe

Mollët përmbajnë flavonoide kuercetinë kundërinflamator, ndërkaq vera e kuqe flavonoidin katehin. Bashkë pengojnë krijimin e koagulimit të gjakut dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.

Brokoli dhe vezët

Nëse keni ngërçe të mëdha në stomak për çdo muaj gjatë ciklit, zgjidhja mund të jetë shumë e thjeshtë. Hulumtimet kanë treguar që femrat të cilat shtojnë kalciumin dhe vitaminën D në organizëm, për 30 – 40 për qind kanë shanse më të vogla të vuajnë nga kjo sindromë.

Hani brokol dhe vezë – ajo ka formën më të lehtë të absorbimit të kalciumit, ndërkaq vezët janë burimi më i sigurt i vitaminës D. Hani omëletë dhe do t’ju shërbejë si ilaç ideal për problemet tuaja.

Spinaq dhe avokado

Spinaqi është thesar i vitaminës A dhe e luteinës – që janë të fenomenale për të parët. Andaj, ju preferohet që për sallatë të zgjidhni spinaqin që do t’i hidhni lëng avokadoje.

– Avokadoja gjithashtu siguron yndyrë cilësore për absorbimin e këtyre vitaminave. Ajo është artikull i rëndësishëm ushqimor, thonë nutricioistët.

Çaji i gjelbër dhe lëngu i limonit

Çaji i gjelbër është burim primar i teinës, i cili e lufton më së mirë kancerin. Mirëpo, derisa ky artikull u bën mirë qelizave të kancerit, efekti i tij është më i vogël për shkak të tretjes në stomak.

Për të arritur efektin, në filxhanin e çajit të gjelbër hidhni pak limon të ndrydhur dhe 13 herë do të jeni më të gatshëm për ta mposhtur këtë sëmundje të rrezikshme.

Jogurti dhe farat e lirit

Stomaku juaj u ofron “strehim” më shumë se 400 lloje bakteresh. Disa syresh janë të dobishme, por disa jo. Kur bakteret e dëmshme i mundin ato të dobishmet, shfaqen probleme me tretjen.

Jogurti është një probiotik shumë i dobishëm dhe lehtë e rregullon tretjen.

Domatet dhe vaji i ullirit

Likopeni është antioksidant i fuqishëm, i cili gjendet në domate dhe ndihmon në shërimin e lëkurës së dëmtuar.

Për të arritur efektin më të mirë lyeni lëkurën me vaj ulliri në atë mënyrë që lehtë ta absorbojë lëkura, mirëpo vaji i ullirit vetvetiu është i dobishëm edhe për tenin. Në të vërtetë, është vërtetuar që njerëzit të cilët shfrytëzojnë këtë lloj vaji kanë më pak rrudha.

Pasta dhe uthulla balzamike

Nëse zorrët ju kërcasin nga uria vetëm disa orë pasi të kenë ngrënë pastë, provojeni uthullën. Thartësira nga uthulla ndihmon ta kontrolloni urinë. Ka pak gjasa që të hani tepër më vonë nëse e shfrytëzoni në asi të vogla gjatë racioneve.

Mjaftojnë dy lugë të vogla dhe nuk do të keni problem. Propozim ideal është që në pastën me kokrra të plota të drithërave hidhni vaj ulliri dhe uthull balzamike.

Qull tërshëre dhe mollët

Qulli nga tërshëra ka karakteristika të shkëlqyeshme ushqyese: ka beta-glukan, që ul nivelin e kolesterolit, ndërkaq ndikon edhe në radikalet e lira të dëmshme. Nëse në pjatën e kafjallit grini pak mollë (mos e qëroni) atëherë organizmit tuaj mund t’i ofroni mbrojtje të sigurt.

Nëse keni dëshirë të hani drithëra, mollës mund t’i hidhni kanellë apo ta lyeni me gjalpë të shkrirë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori