LAJMI I FUNDIT:

Kombinim i pakrahasueshëm bardh e zi: Shtatë ide të shkëlqyera për stilizim efektiv të vjeshtës

Kombinim i pakrahasueshëm bardh e zi: Shtatë ide të shkëlqyera për stilizim efektiv të vjeshtës

Njohësit e modës pohojnë se ekziston vetëm një kombinim i ngjyrave që nuk ka dalë kurrë nga moda

Thjeshtësia është gjithmonë në modë, kështu që këto ngjyra shoqërohen me prerje të linjave të thjeshta, transmeton Telegrafi.


1. Kombinimi bazë për një shëtitje pasdite

Këtë stil mund ta pasuroni me një çantë të zezë interesante që shkon mirë me atlete.

2. Kombinimi për punë në zyrë

Një triko e bardhë dhe një fund i zi i reduktuar, së bashku me çizmet, duken edhe për afarizëm, edhe elegante, edhe atraktive në të njëjtën kohë.

3. Pantallona të zeza me bel të lartë dhe një fanellë të thjeshtë të bardhë

Mund ta vishni si gjatë ditës ashtu edhe në mbrëmje.

4. Xhinse të bardha në kombinim bardh e zi

Nëse i kombinoni me një këmishë të lehtë, me çizme kauboji të zeza dhe një çantë më të madhe, nuk do të kaloni pa u vënë re.

5. Elegancë e patejkalueshme

Pantallona të gjera të bardha, fanellë të zezë. Palltoja deri në gju duket elegante dhe njëkohësisht e këndshme.

6. Jelek si detaj mode

Jeleku më i gjatë është një aksesor i shkëlqyeshëm i modës për një stil minimal.

7. Klasikë e përjetshme

Një këmishë e bardhë, pantallona të zeza dhe atlete janë klasike të përjetshme në veshje me të cilat nuk do të bëni kurrë një gabim të modës.

/Telegrafi/