LAJMI I FUNDIT:

Kombëtarja U19 e mposhti Lazion, në finale ballafaqohet me Moldavinë

Kombëtarja U19 e mposhti Lazion, në finale ballafaqohet me Moldavinë

Djemtë e Përfaqësues së Kosovës U19 kanë shënuar fitore kundër Lazios në turneun “ROMA CAPUT MUNDI”, me penallti 4:1, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll pa fitues me rezultat 2:2.

Ndonëse Përfaqësuesja U19 e Kosovës ishte në disavantazh prej 2:0, në pjesën e dytë arritën të shkrijnë epërsinë e lacianëve me golat Ardit Tahirit në minutën e 58-të dhe Edon Ismajlit në minutën e 82-të dhe ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2:2.

Fituesin e këtij dueli e përcaktuan penalltitë, ku të zgjedhurit e Ramiz Krasniqit u treguan të saktë nga pika e bardhë ku shënuan Leorant Marmullaku, Milto Avdyli, Ardit Tahiri dhe Dhurim Zhuri.


Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e vështirë dhe fortë. Djemtë e Kosovës u dëshmuan mjaft mirë me lojë dhe rezultat.

Nesër (e premte), Përfaqësuesja U19 do të takohet në finale njëjtë sikur edhe femrat me Moldavinë në orën 10.00.

Lazio – Kosova 1:4 me pen. (2:2)

Për Kosovën luajtën: L. Avdyli, V. Azemi, Salihu, V. Hyseni, L. Marmullaku, M. Avdyli, J. Miftari, Ajdini e Dh. Zhuri, Ismajli e Tahiri, luajtën: Sinani, Gërxhaliu, Behrami, Miftari, Dushi, Abazi, Shala, Talla, Zhuri, L. Emerllahu, Ibrahimi

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori