Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë për në Goteborg, ku do të përballet me Suedinë.

Dardanët do të luajnë ndeshjen e dytë të muajit tetor ndaj Suedisë, pas barazimit pa gola 0-0 me Slloveninë në Prishtinë.


Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar fotot e futbollistëve dhe stafit ku kanë marrë rrugë drejt Goteborgut.

Atmosfera në kampin dardan dukej shumë e mirë, derisa Kosova nesër mbrëma me fillim nga ora 20:45 përballet me Suedinë. /Telegrafi/



telegrafi sport app