Kombëtarja e Kosovës në futsall tash e disa ditë është duke u përgatitur për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2026, që do t’i zhvillojë gjatë këtij muaji.

Dardanët bëjnë pjesë në Grupin 10, bashkë me Francën, Gjeorgjinë dhe Bullgarinë. E duelin e parë do ta zhvillojnë si mysafirë të premten kundër Gjeorgjisë në Tbilisi, derisa më 17 dhjetor do të luajnë në shtëpi kundër Bullgarisë.


3e6180b7 1475 4a16 801a 8e57060fc9da

Kjo është hera e parë që Kosova kualifikimet për Evropian i nis nga ‘Main Round’, ku 10 ekipet e renditura në pozitën e parë i bashkohen Letonisë dhe Lituanisë si nikoqire në finalet e Euro 2026, derisa tetë ekipet më të mira të vendeve të dyja luajnë në ‘play-off’ në shtator për katër bileta tjera të Evropianit.

Përzgjedhësi Agon Ramadani dhe lojtarët Ramadan Alaj, Bajram Ramadani dhe Mërgim Dervishaj u shprehën optimistë se në këtë cikël kualifikues do të tregojnë paraqitje më të mira dhe pse jo të jenë befasia e grupit.

telegrafi sport app