Komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Adario, ka thënë se kur e mendon Prishtinën e vitit 1999 i kujtohet ndjenja e dëshpërimit dhe frikës por edhe ndjenjës që më e keqja kishte mbaruar pas atyre muajve shkatërrimtarë të luftës.
“Shumë njerëz ishin zhvendosur, kishte mungesë të sigurisë dhe shërbimeve themelore. Ishim pjesë e një grumbullimi të paprecedent të një forcë të fuqishme në përkushtimin e saj për të intervenuar në terren dhe për të bërë një ndryshim, përkundër të gjitha sfidave. Nën komandën e Trupave Aleate për reagim të shpejtë, përfundimisht rreth 5000 ushtarë nga 39 vende erdhën në Kosovë nga e tëra bota. Sot i kujtojmë me mirënjohje të thellë të gjithë ata që dhanë jetën e tyre për këtë mision të rëndësishëm”, ka thënë D’Adario në ceremoninë e 20 vjetori të hyrjes së NATO-s në Kosovë.
Siç ka theksuar tutje komandanti, përcjell Telegrafi, KFOR-i ka ofruar siguri dhe liri të lëvizjes për të gjithë duke mundësuar krijimin e kushteve për rifillimin e shërbimeve, jetës politike dhe civile, duke punuar së bashku me organizatat dhe misionet tjera ndërkombëtare si prani ndërkombëtare e sigurisë, me mandat të rezolutës 1244 të OKB-së.
“Si rezultat i kësaj, Kosova është vend shumë më ndryshe se 20 vjet më parë. Kosova ka përjetuar 20 vite të paqes dhe zhvillimit. Ky përparim nuk ka ardhur falas. Gjatë këtyre 20 viteve më shumë se 200 ushtarë humbën jetën gjatë shërbimit në KFOR. Kosova është dëshmitare e zhvillimit të një shoqërie energjike. Rrugëtimi është përplot sfida dhe ende ka shumë vështirësi që duhet të tejkalohen. E kur e kthej kokën prapa, nuk shoh më njerëz duke u munduar të shpëtojnë kokën e tyre, por shoh qytetarë të gatshëm për ta ndërtuar mirëqenien dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre”.
Megjithatë, ai ka thënë se ka ende shumë që duhet arritur.
“Pajtimi me të kaluarën kërkon guxim për kompromis që mund të vie vetëm me vizion dhe përkushtim ndaj njerëzve. Gjatë këtyre muajve, si komandat i KFOR-it e kam parë drejtpërdrejtë përkushtimin e Bashkësisë Ndërkombëtare për Kosovën. Ndërmarrja e vendeve të KFOR-it do vazhdojë të sigurojë se ora kurrë nuk ec mbrapa dhe që aspiratat legjitime për të ardhmen të shndritshme do të përmbushen. Njerëzit meritojnë më mirë dhe ata do ta fitojnë këtë”, ka thënë ndër tjerash Komandanti i KFOR-it, Lorenzo D’Adario.
Ndërsa në fjalimin e tij, Admirali James Foggo, ndër tjerash ka thënë se KFOR-i është operacioni më i madh i NATO-s në Evropë.
“Ai mbetet në Kosovë sot si forcë që garanton një mjedis të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet. Në këtë vit të shumë përvjetorëve, dëshiroj të uroj këtë gjeneratë të re për këto 20 vite të paqes në të cilat ata u rritën. Dhe dëshiroj të lavdërojë përpjekjet e tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë me fqinjët e tyre, me bashkë evropianët dhe me të gjithë botën. Në 20 vjetorin e KFOR-it, i inkurajoj të gjithë të reflektojnë. Po është koha të kujtojmë por edhe të ecim përpara”, ka thënë Foggo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Sulmohen disa të rinj shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, policia jep detaje

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Krasniqi nuk përjashton mundësinë që vendi të shkojë sërish në zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës