Komandanti i KFOR-it takon përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Kosovë, i njofton me situatën e sigurisë

Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash ka takuar të premten ambasadorin e Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, zëvendësshefin e Ambasadës së SHBA-së, atë të Francës, të Turqisë dhe Përfaqësuesin Special të BE-së.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se takimi ofroi një mundësi të vlefshme për Komandantin që të paraqiste situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar angazhimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“Në këtë kontekst, Gjeneral Ulutaş vlerësoi kontributet afatgjata të të gjitha shteteve në misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































