LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i Gardës së Iowa-s sheh nga afër kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Komandanti i Gardës së Iowa-s sheh nga afër kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Komandanti i Gardës së Iowa-s, Gjeneral Major Stephen E. Osborn, realizuan një vizitë në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së.

Gjatë kësaj vizite u diskutua bashkëpunimi ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajova-s, duke përfshirë planet dhe objektivat për tre vitet në vazhdim.

“Në linjë me objektivat e KOMFSK-së u shpalosen detajet e planit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, duke u përqendruar në fushat e manovrës, mbështetjes logjistike, mjekësisë, kibernetikës, si dhe trajnimit të nënoficerëve. Këto diskutime u bënë në kontekstin e qëllimeve të përbashkëta për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy forcave”, thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Sipas njoftimit, gjenerallejtënant Bashkim Jashari dhe Komandanti i Gardës së Ajova-s, Gjeneral Major Stephen E. Osborn bashkë me delegacionet e tyre, vizituan Regjimentin e Tretë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore në Mitrovicë, ku të dy gjeneralët u njoftuan me aktivitetet, trajnimet dhe të arriturat e kësaj njësie.

Në kuadër të kësaj vizite, ata patën mundësinë që të shihnin demonstrimin e aftësive luftarake në poligonin e trajnimit të regjimentit, përfshirë mbështetjen me zjarr, operacionet sulmuese si dhe praktikat e zbulimit dhe raportimit në fushën luftarake.

Regjimentet e Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë duke realizuar aktivitetet sipas planifikimit dhe zhvillimit të kapaciteteve luftarake me qëllim të validimit sipas Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT), thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori