LAJMI I FUNDIT:

Komandanti i FSK-së vizitë zyrtare në Itali

Komandanti i FSK-së vizitë zyrtare në Itali

Me ftesë zyrtare të homologut të tij, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ishte në vizitë zyrtare katërditore në Republikën e Italisë.

Rama është pritur me nderimet më të larta ushtarake.

Në njoftim thuhet se në takimet përkatëse u diskutua për format e implementimit të planit të veprimit në kuadër të bashkëpunimit bilateral në mes të dy forcave.


Rama shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë të shtetit dhe forcave italiane për rolin e tyre të madh në kuadër të misionit të KFOR-it në përgjithësi si dhe për kontributin e madh për ndërtimin, zhvillimin dhe të arriturat e deritashme të FSK-së në veçanti.

Gjithashtu, gjeneral Rama i njoftoi me progresin e FSK-së në realizimin e Planit Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, kapaciteteve aktuale dhe ngritjes së kapaciteteve mbrojtëse duke theksuar nevojën dhe rëndësinë e mbështetjes nga pala italiane në këtë aspekt.

Me këtë rast ai, theksoi objektivin strategjik për të ndërtuar forcat tona sipas standardeve më të avancuara dhe të ndërveprueshme me forcat e vendeve të NATO-s, për të qenë kompatibile për operacione të përbashkëta paqeruajtëse.

Më tej në njoftim thuhet se nga ana e autoriteteve italiane, u vlerësuan lart të arriturat e deritashme të FSK-së si forcë profesionale në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Në fund të dy palët u pajtuan që bashkëpunimi në mes të dy forcave të thellohet dhe intensifikohet edhe më tej në fushat me interes të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori