Komandanti i brigadës speciale ukrainase "Azov", Denis Prokopenko drejtoi një sërë kritikash kundër Volodymyr Zelensky, kryesisht për faktin se brigadës ende i ndalohet të marrë armë amerikane.

Në një postim në mediat sociale, Prokopenko tha se u refuzua një peticion për të zhbllokuar dërgimin e armëve dhe ndihmave të tjera në Azov.


"Azov mbrojti Mariupolin në vitin 2022 me burime dhe armë të kufizuara. Ky është rezultat i ndryshimeve në ligjet e SHBA-së në fuqi që nga viti 2017, të cilat bllokojnë ofrimin e trajnimit ose llojeve të tjera të ndihmës për Azov”, tha ai.

Screenshot 10 2

“Pavarësisht se Azov është në demonstruar vazhdimisht profesionalizëm dhe efikasitet, duke përhapur propagandën ruse dhe duke kontribuar më tej në kufizimin e qasjes të brigadës në armët moderne perëndimore”, shtoi Prokopenko.

Në fjalën e tij, komandanti i kësaj brigade ukrainase kritikoi veçanërisht presidentin e vendit, Volodymyr Zelensky.

"Zyra e Presidentit të Ukrainës e refuzoi dy herë peticionin dhe apelin. Azov dëshmoi me gjak profesionalizmin dhe vendosmërinë e tij kundër agresionit rus dhe në mbrojtjen e vendit. Luftëtarët e Azov mbrojnë botën e qytetëruar çdo ditë dhe kanë nevojë për mbështetje për blerjen e armëve moderne perëndimore”, përfundoi Prokopenko. /Telegrafi/