LAJMI I FUNDIT:

Komandanti amerikan i Kampit “Bondsteel”: Asgjë nuk ka ndryshuar në misionin tonë ushtarak në Kosovë

Komandanti amerikan i Kampit “Bondsteel”: Asgjë nuk ka ndryshuar në misionin tonë ushtarak në Kosovë

Komandanti i bazës ushtarake amerikane në Kampin “Bondsteel” në Kosovë, koloneli Roy Macaraeg, ka komentuar raportimet e mediave se SHBA mund të tërheq ushtarët e saj nga Kosova si pasojë e mos bindjes së Qeverisë së Kosovës, ndaj kërkesës së SHBA-së për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Komandanti i “Bondsteel-it”, koloneli Macaraeg, ka thënë  për agjencinë serbe “Tanjug” aktualisht asgjë nuk ka ndryshuar në misionin e tyre në Kosovë dhe se “vendimet të tilla merren në  nivelin politik.”


“Ambasada amerikane në Prishtinë e ka prezantuar shumë qartë qëndrimin tonë kombëtar. Ne, si KFOR, mbetemi të angazhuar në misionin tonë të përcaktuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, tha Macaraeg, përcjell Telegrafi.

Komandanti i  Brigadës shumëkombëshe të KFOR-it  në Sektorin Luftarak të Lindjes komentoi edhe zërat se Kampi “Bondsteel” mund të mbyllet në mënyrë që në vend të tij të ndërtohet një bazë e re në veri të Kosovës.

“Ekziston tashmë një bazë e KFOR-it në veri të Kosovës, Kampi “Notting Hill”, dhe nuk ka asnjë plan për të ndërtuar një bazë të re”,  tha Macaraeg.

Ambasada Amerikane, përmes një njoftimi për media të premten ka konfirmuar se përkrahë qëndrimin e KFOR-it dhe trupave amerikanë në Kampin e “Bondsteel-it”.

“Politika e Shteteve të Bashkuara ende është që të përkrahë KFOR-in dhe praninë e trupave të SHBA-ve në Kampin Bondsteel që ruan një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë. Sikurse edhe gjetiu nëpër botë kjo dhe vendosjet tjera të trupave të SHBA-ve i nënshtrohen shqyrtimit të rregullt”, thuhej në deklaratën e ambasadës amerikane.

SHBA-ja konfirmon përkrahjen për KFOR-in në Bondsteel
Lexo po ashtu SHBA-ja konfirmon përkrahjen për KFOR-in në Bondsteel

Ndryshe, në media është raportuar se në rast se autoritetet kosovare nuk ndryshojnë kursin aktual, posaçërisht sa i përket taksës, mund të ketë pasoja serioze që do të rezultonin edhe me tërheqjen e kampit amerikan në Kosovë “Bondsteel”.

Të njëjtit janë shprehur se SHBA-të janë partneri kryesor i Kosovës, dhe se Kampi “Bondsteel” do të mbetet në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

FSK trajnohet për automjetet luftarake Vuran

Siguri
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Kalo në kategori