Kolo Toure ka shtuar peshë, Mourinho tallet me të para ndeshjes ndaj Leicesterit

Një nga momentet më të mira në botën e futbollit në vikendin e fundit, ishte shakaja e Jose Mourinhos me Kolo Touren para ndeshjes Tottenham-Leicester City.
Portugezi i cili duket se ka raporte të mira me ish-yllin e shumë klubeve të mëdha, u tallë me peshën e këtij të fundit. E gjitha kjo menjëherë është shndërruar në hit në rrjetet sociale si diçka qesharake.
Aktualisht Toure është pjesë e stafit të trajnerëve të Brendan Rodgers te ‘Dhelprat’. 39-vjeçari përveç karrierës së bujshme, njihet edhe për karizmin e tij.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































