Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, është e njohur për stilin dhe modestinë që e dallon nga politikanët tjerë.

Të premten mbrëma, ajo ka qenë prezente në një koncert në Zagreb, ku ka tërhequr vëmendje me veshjen e saj.


Siç transmeton index.hr, ajo ishte veshur me një xhaketë lëkure dhe xhinse, dhe dukej shumë e disponuar.

kolinda1 (Foto: Index.hr)

Natyrisht që nuk e ka humbur rastin që të bëjë edhe një fotografi me anëtarët e grupit “Prljavo kazaliste”.

Dhe fotografia, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale, ka marrë mijëra pëlqime nga mbështetësit e saj të shumtë. /Telegrafi/