Për Shqipërinë e dalë nga thuajse një luftë civile dhe Kosovën e shkatërruar, ajo nuk mund të mos ishte kartolina më e mirë e urimit. Një kartolinë urimi nisur nga Holanda, që vinte me një kamion ndihmash, që kalonte çdo barrierë për të ardhur në Tiranën, që vetëm për kulturë nuk i shkonte mendja.
Në Galerinë Kombëtare të Arteve do të riekspozohet koleksioni “Jan Dibbets” nën titullin “Urimet më të mira për 1999”. Një koleksion gati misterioz, i cili u ngrit nga dëshira e një njeriu të vetëm, artistit holandez Dibbets, i cili me gjasë në vitin 1998 (ardhja e tij në Tiranë nuk dokumentohet saktësisht, thjesht merret me mend), ndërsa dëgjonte në ajër të shtënat e mitralozave, mendoi se këtij vendi i duhej më shumë art. Kjo ekspozitë rikthehet për publikun nën kujdesin e studiueses së artit, Arnisa Zeqo, e cila ka pasur rastin të takojë vetë artistin Dibbets.
Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkololli, u shpreh se ky koleksion ripropozohet për publikun shqiptar si një paralele me ekspozitën e artistin kosovar Sokol Beqiri, “As mik, as armik”, hapur në 20-vjetorin e ndërhyrjes së forcave të NATO-s, në Kosovë. E, ndërsa në Kosovë mbizotëronte ajo atmosferë që përshkruan Beqiri, drejt Tiranës me një kamion ndihmash udhëtonte një koleksion veprash arti. Sipas Shkolollit, një pjesë e këtij koleksioni është shfaqur nga kuratori Edi Muka në vitin 2004 dhe më pas në 2010 nga studiuesit Rubens Shima (asokohe drejtor i GKA-së) dhe Alban Hajdinaj.
Më 2010 u bë edhe katalogimi i këtij koleksioni në bazë të punëve dhe autorëve, për çka ndihmoi edhe vetë mbledhësi i këtij koleksioni. Atëkohë ekspozita u shoqërua edhe me një botim mbi veprat dhe autorët përkatës. Koleksioni “Jan Dibbets” përmban 137 objekte: vepra arti, libra dhe objekte të tjera nga 57 autorë, ndër më të njohurit në artin bashkëkohor.
Kuratorja Arnisa Zeqo e quan një koleksion misterioz, pasi ende nuk dihen rrethanat se si ai ka mbërritur në Shqipëri. Edhe pse ajo e ka takuar artistin, ende ka boshllëqe të pambushura, të cilat ajo shpreson që t’i plotësojë gjatë kohës që ekspozita do të qëndrojë e hapur.
“Në 1999-n, saktësisht 20 vite përpara, këto vepra arti erdhën në Tiranë për të gjetur një situatë specifike psiko-gjeografike dhe akustike në qytet. Ekspozita rivendos në skenë këtë koleksion, duke adresuar kolapsin e perceptimeve të kohës dhe pikëprerjet mes koleksionit, veprave të artit dhe qytetit të Tiranës”, thotë Zeqo, duke u shprehur se ekspozita do të shoqërohet me takime publike, rituale, performanca, diskutime dhe një program edukativ.
Sipas saj, shumë e rëndësishme do të jetë dëshmia. Përgjatë bisedave, dëshmitarë të kohës do të mund të hedhin dritë mbi këtë ngjarje të pazakontë për Shqipërinë e asaj kohe.
Dibbets nuk e mban mend mirë kohën kur ka ardhur në Tiranë. Arsyeja pse u gjend këtu ishte një konkurs ndërkombëtar dhe ai ishte në juri, por ajo çka mban mend mirë janë të shtënat e armëve në ajër. Kur u kthye në vendin e tij, ai telefonoi shumë prej miqve të tij artistë që të mund të ngrinin një koleksion për Tiranën. Shumë u treguan të gatshëm që të ofronin një kopje të punëve të tyre, të tjerë shprehën habinë e tyre se përse duhet ta bënin këtë për një vend të panjohur si Tirana. Punë të tjera i përkasin vetë koleksionit personal të Jan Dibbetsit. Mënyra se si ky koleksion është ngritur është shumë interesante, ndërkohë që dëshmon edhe tendencat artistike të asaj kohe, që përkojnë me disa vepra të fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve”, thotë kuratorja, teksa shpreh keqardhjen se momenti i ardhjes së këtij koleksioni nuk është dokumentuar përmes fotografive. Nëpër arkiva nuk gjendet asnjë gjurmë. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
LUMTURIA ËSHTË DASHURI
Jeta në komunizmin shqiptar
Branisllav Nushiqi, për Kosovën (1912): Toka e ilirëve - arbanasëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?