LAJMI I FUNDIT:

Koleksion nga marka ‘Ugg’ për sezonin veror

Koleksion nga marka ‘Ugg’ për sezonin veror

Moda nuk mendon zakonisht për të ardhmen, vepron sipas momentit.

E megjithatë, duket se Mike Eckhaus dhe Zoe Latta kanë parashikuar gjendjen aktuale të vitit 2020 në bashkëpunimin e tyre të fundit me ‘Ugg’, i cili debutoi në Javën e Modës në shkurt pak përpara se bota të mbyllej.


Të gjitha pamjet përmbajnë dy modele, të bllokuara në një copë druri lundrues në oqean. Shumica prej nesh nuk po jeton në një peizazh të tillë piktoresk, por ne të gjithë jemi duke jetuar patjetër në një det të vetmisë, ndërsa kaluam shumë kohë në karantinë.

Nëse fjalët ‘taka 10 cm’ dhe ‘Ugg’ të përdorura së bashku në një paragraf duken të çuditshme, kjo ndryshon në koleksionin ‘Eckhaus Latta x Ugg’  i cili nuk përmban pantoflat e shtëpisë ose çizmet që keni parë më parë nga marka australiane, e njohur për rehati.

Përkundrazi, ajo përmban sandale me dantella, çizme kauboj dhe taka 10 cm që janë të gjitha të përsosura për të vallëzuar ose për një dalje në mbrëmje.

Për të parë më shumë nga koleksioni i ri, shikoni fotot më poshtë:

/Telegrafi/