LAJMI I FUNDIT:

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit me organizatat simotra nga Argjentina, Paraguai dhe Bolivia

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit me organizatat simotra nga Argjentina, Paraguai dhe Bolivia

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, përkatësisht Kryetari Themelues, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka nënshkruar disa Memorandume Bashkëpunimi (MoU), si me Argjentinën, Paraguain, dhe Bolivinë, përderisa pritet të nënshkruhen edhe Memorandume tjera, si me Uruguain dhe Brazilin

Duhet veçuar se të gjitha Memorandumet e Bashkëpunimit janë nënshkruar me shtetet e Amerikës Latine të cilat nuk e kanë njohur vendin tonë, dhe e gjithë kjo është arritur në kuadër të aktivizimit të diplomacisë mjekësore, e cila është në fokus të Prof. Dr. Rifat Latifi.


Me këtë rast, Prof. Dr. Rifat Latifi ka theksuar se ne mund të avancohemi dhe bota mund të na njohë si komb, shtet, si kirurgë dhe shkencëtarë vetëm përmes marrëdhënieve solide ndërkombëtare.

“Në mënyrë që bota të mësojë më shumë për neve, të mësojë çfarë bëjmë, dhe çfarë mund të bëjmë, ne duhet të shfaqemi në “ARENËN SHKENCORE BOTËRORE”. Ne nuk duhet t’i frikësohemi konkurrencës shkencore dhe kirurgjike, e as asaj mjekësore në përgjithësi, dhe për të qenë në gjendje të konkurrojmë, ne duhet të jemi shumë të përgatitur, të ditur, të hapur dhe punojmë 26 orë në ditë”, tha Dr. Latifi.

Sa i përket aktivizimit të diplomacisë mjekësore, Prof. Dr. Rifat Latifi, theksoi se “Diplomacia Mjekësore është shtylla kurrizore e diplomacisë globale shëndetësore, që është përcaktuar si një spektër i gjerë i përcaktuesve shëndetësorë, si një element vendimtar në politikën e jashtme, të sigurisë dhe tregtisë, për të cilën kërkohet veprim kolektiv nga secili prej nesh”.

Deri më tani, me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi:

▪ Shoqata e Kirurgjisë së Paraguait
▪ Universiteti i Bueons Aires – Fakulteti i Mjekësisë, Argjentinë
▪ Asociacioni i Kirurgjisë së Argjentinës
▪ Shoqata e Kirurgjisë së Uruguait
▪ Shoqata e Kirurgjisë së Bolivisë

Ndërkaq, së shpejti pritet të nënshkruhen marrëveshje të tilla edhe me Shoqatën e Uruguait dhe atë të Brazilit.

Kjo arritje e bashkëpunimit me shtetet e Amerikës Latine ka ardhur si rezultat i vizitës së fundit të Prof. Dr. Rifat Latifit në këto shtet dhe takimit të tij me përfaqësues të Shoqatave dhe Asociacioneve të Kirurgjisë.

Organizatat dhe Asociacionet në fjalë, në bazë të Memorandumeve të Bashkëpunimit, njohin rëndësinë e bashkëpunimit me Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës në avancimin e njohurive mjekësore, promovimin e hulumtimeve dhe përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor, dhe me fokus do të bashkëpunojnë në avancimin e fushave kirurgjike. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori