Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se Sistemi Ndërbankar i Pagesave (SNP), i cili është një sistem kombëtar i pagesave, është plotësisht funksional dhe nuk ka pasur asnjë ndërprerje në aktivitetin e tij.
BQK thekson se ky njoftim bëhet për të informuar në mënyrë të drejtë dhe të plotë përdoruesit e shërbimeve bankare, pas lajmeve se kompania e sigurisë kibernetike CrowdStrike pësoi një ndërprerje të madhe, njoftoi kompania për NBC, duke ndikuar në mbarë globin.
“Megjithatë, disa nga shërbimet online të ndonjë banke të caktuar janë ndikuar pjesërisht nga problemet globale me shërbimet e kësaj natyre. Në atë rast, edhe këto shërbime po rikthehen gradualisht nga banka, pa asnjë pasojë”, thuhet në njoftim.
BQK bën me dije se nuk ka pasur sulme kibernetike në sistemin bankar dhe nuk ka pasur asnjë rrezik për të dhënat apo sistemet.
“Si pasojë e disa ndryshimeve teknike të aplikuara nga ofrues global të shërbimeve, disa nga shërbimet online janë kufizuar për një kohë të caktuar. Sistemi bankar është funksional dhe nuk ka asnjë arsye për shqetësim. Shërbimet bankare po ofrohen nga bankat përmes kanaleve të tyre fizike dhe digjitale”, thuhet tutje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Vdes një grua, e trajtuar si viktimë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Canaj: VV e pakënaqur me votat, Kurti po do zgjedhje të reja

Berisha akuza ndaj Ramës për vila luksoze e zaptim toke : Enveri ishte diktator, por vilën nuk e vuri në emrin e tij

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jani Prengës, rrëfehet kopshtari: Trupi i pajetë u zhvendos nga Range Rover në një makinë tjetër

Ymeri: Kurti po pengon konstituimin e Kuvendit, jo opozita

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Me ty më as jashtë as brenda, se ma ke sjell shpirtin në fyt" - Gjesti prishet me Eglin në javën e fundit të Big Brother VIP Albania 4?

Jemi në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve: Çiftet, orari, statistika dhe lojtari kresor i secilit nga katër ekipet

Elon Musk i ofroi 15 milionë dollarë influencueses Ashley St. Clair në këmbim të heshtjes për djalin e tyre

Notat e lojtarëve, Real Madrid 1-2 Arsenal: Merino super paraqitje, Bellingham dështim

”Peshkim i dështuar”, Lushaku: Dy deputetë të LDK-së u kontaktuan nga LVV-ja

Shkenca përparon në kërkimet mbi trurin - dikur të konsideruara të pamundura