Jemi realisht duke jetuar, nën renë e sterrtë, të një kupole që tashmë është ngulur si një çati e përhershme mbi kokat tona.
Politikisht dhe psikologjikisht, kjo kupolë është sundimtare e fuqiplotë. Thith energjitë e këtij vendi dhe të popullit që e banon dhe ushtron njëherazi një pushtet vertikal, gjithmonë e më vertikal, gjithmonë e më shumë, nga lart poshtë.
Shkurt dhe pa folur më kot tërthorazi, kemi në krye një kryeministër që i ka kap të gjitha, në një grusht të vetëm dhe nga “a”-ja e deri te “zh”-ja.
Një opozitë që nuk ekziston, që nga “a”-ja e deri te “zh”-ja.
Një llumnajë e pashijshme personazhesh, që do bënin mrekullira me fatkeqët që dolën të dërmuar nga tërmeti 26 nëntor 2019, dhe që tani, pasi mblodhën lekët, humbën në mugëtirë, ndërsa të mjerët mbetën akoma më të mjerë…
Një “arbitrazh” ndërkombëtar, apo “ndërkombëtarët”, si edhe thirren tash 30 vjet, që tallen, shfrytëzojnë rastin apo kanë ngritur duart lart, përpara këtij realiteti moçalor, banesë e përkryer për zhaba, gjarpërinj dhe insekte të shumta gjakpirëse.
Ndërkombëtarët pra, e them këtë për ata që nuk e kanë kuptuar akoma, në të vërtetë na kanë lënë të rrokullisemi në rënie të lirë, sipas parimit që: ”Çdo popull, ka atë qeverisje që meriton te ketë!” Dhe qartazi, ne shqiptarët duhet ta pranojmë që nuk kemi kujt t’i ankohemi, sepse nuk kemi “Përse”, t’i ankohemi!
Kështu pra, le të presim nga “a”-ja deri te “zh”-ja, rrjedhën natyrale të gjërave, në xhunglën tonë, ku më i forti shqyen më të dobëtin dhe në moçalin e pështirshëm ku gjithmonë peshku i madh ha peshkun më të vogël!
Ligjet janë shpikur për të mbrojtur të dobëtit e planetit, nga arroganca e papërmbajtshme e të fortëve, ndaj atyre që Zoti apo natyra ka bërë të lindin të vegjël dhe të brishtë, ashtu si dhe është populli, në të tërën e vet.
Por, në xhungël dhe në moçal nuk ka ligje që marrin nën mbrojtje askënd.
Përveç kryeligjit që rrjedh natyrshëm si shiu dhe që tremb si vetëtimat, e që thotë gjithmonë të njëjtën gjë: “Më i forti dhe fitimtari merr të gjitha!”
Pakicës dhe humbësve nuk u mbetet gjë tjetër, veçse të zvarriten pa dinjitet apo të shiten si prostituta, që në të vërtetë është e njëjta gjë, apo jo?!
Këto dhe janë, “kohët e palavdishme që po jetojmë!”
Gjthsesi, do të doja me gjithë shpirt të përgënjeshtrohesha, porse pesha e “Kupolës” rëndon mbi popull, e stertë dhe gjithmonë e më shumë, sa edhe kryeministrit po i merret fryma, por nuk e thotë…
Sepse përjeton dashninë rraskapitëse, të të pengmarrurit, me pengmarrësin e vet…/360grade/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTeknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë