LAJMI I FUNDIT:

Koha kur garuesit në Formula One, lehtë përfundonin të vdekur (Foto)

Koha kur garuesit në Formula One, lehtë përfundonin të vdekur (Foto)

Adhuruesit e Formula One, presin me padurim që këtë fundjavë të shikojnë përfundimin e sezonit të garave, ndërsa ngasësit do të voziten në makinat më të sigurta që janë prodhuar ndonjëherë.

Mirëpo, siguria nuk ka qenë e njëjtë edhe në fillimet e kësaj gare, kur shoferët ishin shumë të guximshëm ose nuk brengoseshin për jetën e tyre, pasi kishin mundësi të mëdha për ta pësuar me vdekje, transmeton Telegrafi.

Ne mes të shekullit XX, për çdo sezon garash vdisnin në aksidente nga afërsisht dy shoferë, ndërsa publiku ishte gjithmonë në rrezik prej pjesëve që u binin sipër.

Prej vitit 1952 deri më 1970, kanë vdekur në aksidente 32 pilotë të Grand Prix, shumica në rrethana të tmerrshme.

Gjatë një fundjave të kobshme më 1994, e kanë pësuar me jetë në përplasje të ndara dy shoferë.

Këto vdekje ishin shkaktarë që të punohet më shumë në rritjen e sigurisë në makinat sportive, standardizimin e benzinës, të forcës shtytëse dhe uljen e shpejtësisë së makinës përgjatë kthesave.

Prej atëherë, për 23 vjet me radhë ka ndodhur vetëm një vdekje në gara, gjë që mund të thuhet se është një lehtësues për të ardhmen e këtij sporti. /Telegrafi/