LAJMI I FUNDIT:

Kofshë pule me presh

Kofshë pule me presh

Në vend të fërgimit klasik të mishit të pulës, provoni këtë recetë të mrekullueshme me presh i cili mishit i jep aromë dhe shije të posaçme.

Nevojiten:

▪ 2 kofshë me kaçikë,
▪ 50 ml vaj,
▪ 4-5 speca,
▪ 1 presh i madh,
▪ 2-3 domate,
▪ erëza,
▪ kripë.


Përgatitja: 

1. Në vaj fërgoni preshin e prerë në rrathë dhe shtoni specin e prerë në rrathë. Kur të zbuten mirë, shtoni domatet e qëruara, erëzat dhe kripën.

2. Kofshët me kaçikë të pulës në tenxhere fërgoni me pak vaj dhe në fund piqni dhe para se të përfundoni zierjen qitni të fërguara në speca dhe presh.

3. Lini bashkë të fërgohen disa minuta, hiqni nga shporeti dhe mbuloni me kapak. Dreka është gati. Bashkë me këtë gjellë mund të shtoni pure patatesh, transmeton Telegrafi.