Me 16 ndeshje konkurruese nën rripin e tij si trajner i Barcelonës, Ronald Koeman ka duruar fillimin më të keq në stolin e Camp Nou që nga koha e Frank Rijkaard 17 vjet më parë, kur ai filloi me Blaugranat në sezonin 2003/04.

Rijkaard fitoi vetëm tetë nga 16 ndeshjet e tij të para. Ai barazoi pesë dhe humbi tre tjera. Në atë kohë, Barcelona po përpiqej të gjente formën përsëri me Ronaldinhon pas një kohe të vështirë në 2002/03.


Në epokën aktuale në qendër të projektit Lionel Messi, skuadra e Koeman ka fituar nëntë nga 16 ndeshjet e zhvilluara deri më tani, duke përmirësuar disi rekordin e Rijkaard.

Megjithatë, Koeman ka barazuar dy herë dhe ka humbur në pesë raste. Katër nga këto humbje kanë ardhur në La Liga, ndërsa e fundit nga Juventusi në Ligën e Kampionëve, duke i lënë ata të përparojnë nga vendi i dyti i grupit dhe të mos përfundojnë të parët për herë të parë në 13 vjet.

Rekordi i padëshiruar i Koeman prej pesë humbjeve e ka bërë atë si trajnerin e Barcelonës me më shumë humbje nga 16 ndeshjet e tij të para në vitet e fundit.

koeman

Luis Enrique dhe Quique Setien humbën tre ndeshje, Pep Guardiola, Ernesto Valverde dhe Tito Vilanova pësuan dy humbje, ndërsa Tata Martino mbeti i pamposhtur.

Martino është i vetmi që nuk humbi në asnjë nga 16 ndeshjet e tij të para në klub, pasi kishte fituar 12 takime dhe barazuar katër tjera. Ky rekord u bë edhe më i mirë duke fituar në Superkupën e Spanjës kundër Atletico Madridit.

tata martino

Edhe Setien më i mirë se Koeman

Si Martino, ashtu edhe Guardiola dhe Luis Enrique gjithashtu filluan me 12 fitore. Vilanova dhe Valverde fituan 13, ndërsa Setien fitoi 11 nga 16-të ndeshjet e para, pavarësisht se e mori përsipër ekipin në një kohë të trazuar.

Pavarësisht se u diskutua shumë nga tifozët, edhe Setien gëzoi një fillim më të mirë të jetës si trajner i Barcelonës sesa Koeman deri më tani, duke fituar dy ndeshje të tjera.

setien 1

Për më tepër, Setien humbi vetëm tre ndeshje nga pesë të Koeman dhe të dy barazuan nga dy herë.

Rezultatet e deritanishme e lënë Koemanin nën një presion të vogël, dhe ndeshjet e ardhshme do të jenë një provë e madhe për ekipin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app