LAJMI I FUNDIT:

Kodra e Diellit, qendër turistike pa infrastrukturë të rregulluar

Kodra e Diellit, qendër turistike pa infrastrukturë të rregulluar

Në periudhën e verës Kodra e Diellit përdoret shumë pak për turizëm, shëtitje dhe rekreacion. Në këtë qendër turistike, më tepër mund të hasësh bagëti se sa njerëz, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Disa turistë të paktë thonë për Tv Telma se në këtë qendër turistike mund të haset prania e madhe e llumit, kurse edhe sulmet nga qentë endacakë janë të shpeshtë. Ata janë ankuar edhe për infrastrukturën e keqe, ku rrugët janë të dëmtuara, mungon ndriçimi dhe kanalizimi atmosferik-fekal.

Kjo ndikon që turistët ta vizitojnë gjithnjë e më pak këtë hapësirë turistike.


Kryetarja e komunës, Teuta Arifi thotë se zgjidhja e problemeve infrastrukturore dhe komunale do të fillojnë pasi të përgatitet plani urbanistik për këtë pjesë të malësisë së Tetovës./Telegrafi/