LAJMI I FUNDIT:

Kodi i ri rrugor në Shqipëri, ndryshimet për të ulur numrin e aksidenteve

Kodi i ri rrugor në Shqipëri, ndryshimet për të ulur numrin e aksidenteve

Prej disa ditësh në fuqi ka hyrë kodi i ri rrugor i cili ka ngjallur reagime të ndryshme.

Disa e shohin si tepër të lehtë për aq kohë sa i jep mundësi shoferëve të mos u hiqet patenta nëse pranojnë të paguajnë dyfishin e gjobës ndërsa të tjerë e shohin shumë pozitiv pasi me sistemin e uljes së pikëve shkelësit përsëritës detyrohet të kthehen në autoshkollë.

“Nëse ti shkel një herë rregullat e qarkullimit rrugor nuk të hiqet patenta por të përgjysmohen pikët. Nëse ti përsërit shkeljen pikët e patentës të zerohen dhe t’i kthehesh në autoshkollë”, tha eksperti rrugor, Fadil Lika.


Një tjetër ndryshim me kodin e ri lidhet me drejtuesit e rinj të makinave të cilët për dy vite nuk do të lejohen të drejtojnë makina me fuqi të lartë motorike.

Një tjetër ndryshim ka të bëjë me afatet e rinovimit të patentës, nga 10 vite që është aktualisht, në 15 vite deri në moshën 70 vjeç. Edhe për lejet e drejtimit profesionale afatet e rinovimit do të jenë çdo 5 vite deri në moshën 70 vjeç, e jo më deri në 65 vjeç. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori