LAJMI I FUNDIT:

Kocijançiq: Zvarritja e krizës sjell sanksione (Video)

Kocijançiq: Zvarritja e krizës sjell sanksione (Video)

Zgjatja e mëtejme e krizës politike në vend do të ketë ndikim në ekonominë e vendit. Kështu ka thënë për TV Shenja, Maja Kocijançiq, e pyetur se çfarë sanksionesh është duke planifikuar Bashkimi Evropian për Maqedoninë. Ajo deklaroi se BE akoma nuk ka sjell vendim për një gjë të tillë, megjithatë është duke shqyrtuar marrëdhëniet në të ardhmen mes BE-së dhe Maqedonisë.

“Momentalisht jemi duke shqyrtuar rrugët e mundshme në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme me vendin. Është e qartë, vonesat e mëtejshme në formimin e Qeverisë së re do të kenë impakt ekonomik dhe financiar në vend, jo më pak se përkeqësim të mëtejmë të inevestimeve të huaja të cilat nevojiten urgjentisht (pjesa më e gjerë e të cilave vjen nga BE)”, tha Maja Kocijançiq.

Ndërkaq, e pyetur se si do të ndikojë kjo situatë në Raportin e Progresin për Maqedoninë, Kocijançiq ka thënë se BE po ashtu është duke shqyrtuar se si të zhvillohet rekomandimi i mëparshëm./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Kosova, Shqipëria dhe Kroacia sot nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes – këto janë pikat kryesore të bashkëpunimit

Siguri
Cikli menstrual, ovulimi, rëndësia e Pap Testit për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës e menopauza – podcast me gjinekologun Memli Morina

Cikli menstrual, ovulimi, rëndësia e Pap Testit për zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës e menopauza – podcast me gjinekologun Memli Morina

Shëndetësi
Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Pas tri ditësh, gjendet kosovarja e zhdukur në Strasburg

Lajme
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Lajme
Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit - policia jep detaje

Grabitja e armatosur në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit - policia jep detaje

Kronika e Zezë
Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Hoti i pakënaqur me rezultatin e partisë në zgjedhje: LDK ka nevojë për lidership të ri

Lajme
Kalo në kategori