Duke folur në emër të Komisionit Europian, zëdhënësja e tij, Maja Kocijançiq është shprehur kundër bojkotit të Parlamentit nga ana e Partisë Demokratike.
Ajo u shpreh në një intervistë dhënë për TVSH se Komisoni mbështet vetëm debatin politik në Parlament dhe jo atë jashtë tij, që vetëm përkeqëson klimën politike.
“Për ne, debati politik duhet të zhvillohet brenda parlamentit dhe jo jashtë tij. Polarizimi i mëtejshëm i arenës politike do të ishte vetëm kundër-produktive për ambicjen e Shqipërisë për t’iu bashkuar Bashkimit Europian, madje edhe për avancimin në rrugën e saj europiane”, deklaroi ajo.
Roli i Parlamentit është thelbësor në vazhdimin e zbatimit të reformës në drejtësi dhe vetë kjo e fundit për rrugën integruese të Shqipërisë. Për këtë, Kocijançiq kujtoi rekomandimin e Komisionit në nëntorin e shkuar.
“Është e rëndësishme të tregohet vazhdimësia e Parlamentit në një moment kyç, kur diskutohen e miratohen ndryshimet, në veçanti ato që lidhen me reformën e drejtësisë. Këto ndryshime kanë rëndësi thelbësore për të siguruar progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së dhe siç e mbani mend, Komisioni rekomandoi në nëntor nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, subjekt i zbatimit të prekshëm e të besueshëm në reforma specifike dhe pikërisht reforma e drejtësisë është ajo që kam në ndërmend”, deklaroi ajo.
Zëdhënësja foli edhe për vërejtjet e LSI-së në lidhje me Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit.
“Siç e dini ngritja e bordit për Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit është diçka e diskutuar thellësisht në detaje me qeverinë shqiptare. Është dhënë shumë informacion mbi këtë dhe është ngritur në përputhje me legjislacionin përkatës dhe Kushtetutën e Shqipërisë dhe detyra e bordit është për të monitoruar procesin. Pra, është tejet e qartë dhe transparente”, deklaroi ajo.
Kocijançiq nuk komentoi kërkesën e Partisë Demokratike për qeveri teknike.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit