LAJMI I FUNDIT:

Koçan në PSP për lëndën ”Trust” (Video)

Koçan në PSP për lëndën ”Trust” (Video)

Biznesmeni i përafërt me OBRM-PDUKM-në i cili dyshohet nga Prokuroria Speciale Publike për keqpërdorim të 17 milionë eurove në tenderat e kompanisë shtetërore ELEM, Sead Koçan sot është paraqitur në PSP për të dhënë dëshminë e tij, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Koçan është parë duke dalë nga objekti i PSP-së, i shoqëruar nga avokati i tij, Nikolla Dodevski.


Gjatë daljes nga PSP-ja ai nuk ju është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në pyetjen ku ishit në udhëtim zyrtar.

Për dy muaj Koçan ka ikur nga gjykatat, pasi ndaj tij është shqiptuar paraburgim si i akuzuar i parë në rastin ”Trust” për falsifikim dokumentash. /Telegrafi/