LAJMI I FUNDIT:

Koca të furrës me karota dhe verë

Koca të furrës me karota dhe verë

Nevojiten:
• 4 koca
• 1 filxhan verë të bardhë
• 3 karota të prera në rripa të holla
• ½ filxhani vaj ulliri
• 2 lugë lëng limoni
• ½ lugë rigon
• 2 limona të prerë në feta
• 1/2 filxhan majdanoz të prerë hollë
• kripë, e piper

Përgatitja:
1. Pastroni peshqit, hidhni rigon, kripë e piper dhe lyejini me vaj dhe lëng limoni

2. Shtroni fetat e limonit në një enë dhe vendosni sipër tyre peshqit. Nga lart hidhni karotat, verën dhe vajin.


3. Piqini peshqit në furrë të nxehtë në 180 gradë Celsius për 35 min. Lërini të ftohen pak, spërkatini me majdanoz të grirë dhe shërbejini.

Kocat janë peshk deti me trup të gjerë e shpatuk, me një shenjë të verdhë si ar midis syve dhe me dhëmbë të fortë, që e kanë mishin shumë të shijshëm. /Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Fasule në stilin turk: Nuk ka mish, por ka një përbërës të pazakontë

Fasule në stilin turk: Nuk ka mish, por ka një përbërës të pazakontë

Kuzhina e huaj
Torta e princeshës turke: Nuk përmban miell, vezë apo sheqer - nuk është e pjekur

Torta e princeshës turke: Nuk përmban miell, vezë apo sheqer - nuk është e pjekur

Ëmbëlsirë
Kalo në kategori