LAJMI I FUNDIT:

Kobe Bryant: Viti i Ri, një foshnje e re po vjen

Kobe Bryant: Viti i Ri, një foshnje e re po vjen
Kobe Bryant dhe bashkëshortja e tij, Vanessa

Ai u pensionua nga basketbolli aktiv i NBA-s, por vazhdon të jetë temë e medieve.

Bëhet fjalë për Kobe Bryantin, i cili në fund të sezonit të kaluar i dha fund karrierës si basketbollist profesionist.

Por, 40-vjeçari pos jetës si sportist, ka pasur edhe një jetë familjare që e ka ruajtur me xhelozi.


https://www.instagram.com/p/Bm93lmeFupY/

Së fundi, ish-ylli i Los Angeles Lakers ka bërë të ditur se gjatë këtij viti do të shtohet edhe me një anëtar të ri në familje.

“Viti i Ri, bebe e re. Një bebe mamba është rrugës. Vanessa dhe unë jemi të lumtur t’iu njoftojmë se jemi në pritje të një mambacite [Mamba është nofka e Bryantit] që do të jetë përkrah Natalias, Giannas dhe Biankas”, ka shkruar Bryant.

Theksojmë se Kobe është martuar në vitin 2001 me bukuroshen Vanessa Laine Bryant, ku kanë tri vajza të shëndetshme. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BsHakGmHLFR/