LAJMI I FUNDIT:

Koalicioni PDK-LDK në krizë me kuorumin (Video)

Koalicioni PDK-LDK në krizë me kuorumin (Video)

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë plenare. Në këtë seancë, kryetari i Kuvendit bashkë me grupet parlamentar të PDK-së e LDK-së fillimisht diskutuan nëse kanë kuorum pasi opozita tash e sa herë po bojkoton seancat plenare e numrat gjithnjë varen nga koalicioni qeverisës PDK- LDK – Lista serbe.

Në këtë seancë ishte edhe deputeti Ramiz Kelmendi për herë të parë prej kur është larguar nga Partia Demokratike e Kosovës, njofton Klan Kosova.


Si rrallë herë për një ministër që vjen nga Lista Serbe pati pyetje parlamentare.

Raif Qela,u interesua sesa ministria për kthim e komunitete në krye me Dalibor Jevtiq, po bën për t’i kthyer shqiptarët e përndjekur nga veriu i Mitrovicës.

Ndërsa më vonë u vu re edhe mungesa e deputetëve në sallë, gjë që e pamundësoi kurumin dhe 6 raporte u lanë të diskutohen në seancën e radhës, e cila është e thirrur më 25 maj.