Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim”: Raporti më negativ i Komisionit Europian për Maqedoninë e Veriut

Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshime” ka dalë me reagim pas publikimit të raportit të progresit për Maqedoninë e Veriut nga Komisioni Evropian. Ata thonë se raporti konfirmoi atë që e thonë ata se “se kjo qeveri nuk e ka më prioritet integrimin në BE”.
“Në kohën kur qytetarët e vendit tonë presin lajme të mira nga Brukseli, që edhe Maqedonia e Veriut ta zë hapin e hapjes së negociatave për aderim në Bashkimin Europian, është vetë Komisioni Europian që ka dhënë vlerësimin se Maqedonia e Veriut është shumë keq në pikëpamje të gjyqësorit dhe në luftën kundër korrupsionit.
Natyrisht, ky është lajm i trishtë për qytetarët e vendit tonë, edhe pse për ne nuk përbën lajm të ri”.
“Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim” tashmë një kohë të gjatë ka alarmuar se kjo qeveri nuk e ka në fokus parësor integrimin në BE, porse është e zënë me bizneset e lojërave të fatit, si dhe rritjen e shkallës së korrupsionit. Natyrisht, pushteti gjithnjë ka pasur shpjegime se qëndrimi ynë është për shkak të oponencës politike, por kur disa ambasadorë të vendeve të BE-së dhe tash edhe vetë Komisioni Europian e pohon se Maqedonia e Veriut lë shumë për të dëshiruar në kuptim të pavarësisë së gjyqësorit, duke e theksuar edhe shkarkimin kontrovers të kryetares së Këshillit Gjyqësor, nuk ka si mos të konstatojmë se autori dhe fajtori i kësaj gjendjeje nuk është anonim”, thonë nga koalicioni.
Ata shtojnë se është vetë qeveria e përbërë nga treshja LSDM-BDI-ASH ajo që, me veprimet e veta antieuropiane, e ka përforcuar këtë argument edhe për Komisionin Europian.
“Koalicioni “Lidhja Europiane për Ndryshim” shpreh keqardhje që ka pasur të drejtë edhe kur kemi reaguar për mënyrën se si u bënë ndryshimet në Kodin Penal. Përkundër asaj se politikanët e pushtetit u përpoqën ta manipulojnë opinionin për këtë temë, Komisioni Europian ka konstatuar se mënyra se si është miratuar ky kod, pastaj ulja e dënimeve për vepra të caktuara penale dhe mundësia që me këto ndryshime të vjetrohen shumë lëndë të ngritura nga ish Prokuroria Speciale Publike, bie në kundërshtim me standardet e drejtësisë që i synon BE-ja”.
“E kur jemi te vjetrimi i lëndëve të korrupsionit politik, nuk mund të mos e përmendim edhe propozimin tonë që gjatë ndryshimeve kushtetuese të sanksionohet me kushtetutë që lëndët e korrupsionit politik të mos mund të vjetrohen asnjëherë. Megjithatë, kjo qeveri në vend që ta pranojë propozimin tonë, e ndryshoi Kodin Penal, me çka tash çdo ditë vjetrohen lëndët e Nikolla Gruevskit, Gordana Jankullovskës, Sasho Mijallkovit dhe shpurës së kriminelëve të tjerë”, thonë nga koalicioni./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

"Nuk ka logjikë", Gjini: Nuk besoj që Limaj do të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit